Një incident ka ndodhur gjatë arrestimit të një të riu shqiptar në Greqi. Kamerat kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një polici të ndërhyrjes së shpejtë, shkrepet pa dashje, gjatë tentativës së një 21-vjeçari shqiptar për t’i rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, mbas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit.

Sipas policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident të tregonin se ç’dinin për ngjarjen.

Grupi i të rinjve reagoi negativisht, çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon. 21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në përleshje tentoi t’i rrëmbente një agjenti të policisë armën e shërbimit. Gjatë përplasjes, arma u shkreh gabimisht, duke shkaktuar panik.

Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan nën akuzat e tentativës për lirim të të arrestuarit, ndërsa ndaj 21-vjeçarit u ngritën akuza të rënda si tentativë vrasje, tentative arratisje etj, të cilat pritet t’i kushtojnë atij shumë vite burg nëse gjykata e gjen atë fajtor.

 

 

An incident occurred during the arrest of an Albanian teenager in Greece. The cameras have captured the moment when the weapon of the service of a rapid intervention police, is accidentally fired, during the attempt of a 21-year-old Albanian to snatch the weapon of the one who was arresting him.

The incident took place in the city of Katherine in northern Greece, after a banal quarrel in the central square of Katherine.

According to the police, the rapid intervention forces went to the area to verify an event and during the operation two Albanians and a Greek present in the incident were asked to tell what they knew about the event.

The group of young people reacted negatively, which forced police agents to seek their escort in the region. The 21-year-old pushed and hit the police and in a fight tried to snatch a service weapon from a police agent. During the collision, the weapon fired incorrectly, causing panic.

The other two young men were arrested on charges of attempting to release the detainee, while the 21-year-old was charged with attempted murder, attempted escape, etc., which are expected to cost him many years in prison if the court finds him. that guilty.