Nga Shpëtim Zinxhiria

Greqi: Gjykata demshpërblen familjen e 20 vjeçarit Niko Todi me 410.000 euro që u vra gabimisht nga policia greke. E rrallë por…!

Në fillim nga Prefektura e Athinës i afruan familjes një ndihmë sociale prej 44 euro në muaj, por e refuzoi, pasi në të tilla raste sipas ligjit i takon një pension .

20 vjeçari Niko Todi baba i një fëmije, është ne mes të 99 viktimave të policisë greke dhe një nga të pakët që është shpërblyer sipas ligjit te ketij vendi.
10 vite më pas pasi policia greke vrau të riun shqiptar në Virona në Athinë, gjykata ka dëmshpërblyer me 410.000 euro familjen e tij.

Ai u vra gabimisht tek po vendoste veglat e punës në makinë më 16 shkurt 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbibimi me armë mes policisë dhe një bande grabitës shqiptarë.

Niko Todi 20 vjeç babai i një femije 18 muajsh u ekzekutua me 4 plumba nga policia greke. Në atë kohë familjes ju caktua nje pension 45 euro në muaj, po familja e tij refuzoi atë.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqit grek në një maratonë seancash ku ekspertiza i dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet shpërblejë bashkëshorten dhe djalin e viktimës, që asnjëherë nuk pranoi rekursin e Avokatit të Shtetit, i cili kërkonte uljen e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

Presidenti grek Karolo Papulias në atë kohë deklaroi: “Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjell mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë”.

Greece: The court compensates the family of 20-year-old Niko Todi with 410,000 euros who was mistakenly killed by the Greek police. Rare but …!

At first, the Prefecture of Athens offered the family a social assistance of 44 euros per month, but refused, as in such cases according to the law he owes a pension.

20-year-old Niko Todi, the father of a child, is among the 99 victims of the Greek police and one of the few who has been rewarded according to the law of this country.
10 years after the Greek police killed the young Albanian in Virona in Athens, the court has compensated his family with 410,000 euros.

He was mistakenly killed while putting tools in a car on February 16, 2010 by Greek police during an exchange of weapons between police and an Albanian gang of robbers.

Niko Todi 20 years old the father of an 18 month old child was executed with 4 bullets by the Greek police. At that time the family was given a pension of 45 euros per month, but his family refused it.

It took 10 years to go through all the stages of the Greek trial in a marathon of hearings where expertise gave justice to the Albanian Todi family.

According to the court decision, the Greek state must compensate the wife and son of the victim, who never accepted the recourse of the State Attorney, who demanded the reduction of compensation due to the financial crisis that the country is going through.

Greek President Karolos Papoulias at the time declared: “I express my deep regret for the unjust loss of our innocent citizen. In the family of Niko Todi and his people, I convey my full support and express my deep sympathy “.