Moti gjatë ditëve në vijim do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Gjatë fundjavë pritet rrebeshe shiu dhe ulje të mëdha të temperaturave. Moti i keq që ka “pushtuar” Europën do të transferohet edhe në pjesën ballkanike, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet më të prekura nga rrebeshet e shiut.

Nga dita e shtunë dhe kryesisht nga e diela rënia e temperaturës do të ndihet në pjesën më të madhe të zonave ndërsa në të njëjtën kohë do të ketë shtrëngata të vazhdueshme. Mediat greke kanë publikuar edhe hartën e ndryshimeve klimatike. Ky është fenomeni i “liqenit të ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdeĸjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë , dhe drejtohet drejt vendit tonë dhe Greqisë.

Shtrëngata të forta që priten nga e shtuna pasdite deri të mërkurën dhe do të prekin kryesisht të gjithë kontinentin.

“Ekziston mundësia që fenomenet të shoqërohen me breshër, rrufe apo edhe tornado dhe kërkon shumë vëmendje. Në raste të tilla, largohuni nga deti “, shpjegon meteorologu, Klearchos Marousakis” në një postim në Facebook.

Nëna 20-vjeçare ndërroi jetë fill pas lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekët. Emrat

Dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, Dashamir Demiri gjinekolog dhe Kostandin Hido anestezist janë pezulluar nga detyra.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër vjen disa muaj pas vdekjes së 20-vjeçares, Klea Muxhaj, në maternitetin e Gjirokastrës pas lindjes.

E reja iu nënshtrua operacionit, por pas lindjes së fëmijës shfaqi probleme shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

The weather over the next few days will change dramatically. Rain showers and big drop in temperatures are expected during the weekend. The bad weather that has “invaded” Europe will be transferred to the Balkan part, where Albania will be one of the countries most affected by rain showers.

From Saturday and mainly from Sunday the temperature drop will be felt in most of the areas while at the same time there will be continuous thunderstorms. Greek media have also published the map of climate change. This is the phenomenon of the “cold lake”, which caused the deadly floods in Germany and Belgium, and is directed towards our country and Greece.

Strong storms that are expected from Saturday afternoon to Wednesday and will mainly affect the entire continent.

“There is a possibility that the phenomena are accompanied by hail, lightning or even tornadoes and it requires a lot of attention. In such cases, get away from the sea “, explains the meteorologist, Klearchos Marousakis” in a Facebook post.