Gjatë vizitës së sotme të Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Greqi, në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë kaluar me incidente dhe përplasje me Policinë. Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët marshuan në hyrje të qendrës tregtare ku ndodhet Konsullata Amerikane. Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Duke bërë thirrje kundër vizitës së Pompeo, protestuesit marshuan deri tek ambasada e SHBA në Athinë. Në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski. Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, shkruajtën parulla anti-NATO dhe anti-SHBA. dhe shkelën mbi të.

Burimi: Newsbeast| joq.al

During today’s visit of US Secretary of State Mike Pompeo to Greece, protests took place today in Athens and Thessaloniki, which were marked by incidents and clashes with the Police. Under the slogan “Pompeo is undesirable”, the anarchists marched to the entrance of the shopping center where the American Consulate is located. Greek media write that after 19:00, several incidents were recorded between protesters and police, with the latter responding by throwing tear gas.

Calling against Pompeo’s visit, protesters marched to the US embassy in Athens. In Thessaloniki, a group of citizens burned the American flag outside the US consulate on Tsimiski Street. Earlier, protesters painted and unfurled American flags in the streets, writing anti-NATO and anti-US slogans. and stepped on it.