Armine Harutyunyan është një artiste dhe modele 23-vjeçare, e cila është përzgjedhur për të reklamuar artikujt e firmës së njohur Gucci. Armine ka lindur në Jerevan në një familje artistësh. Gjyshi i saj Khachatur Azizyan është një piktor shumë i vlerësuar në Armeni. Nëna e saj është mjeke dhe mbështet përpjekjet krijuese dhe artistike të Armines. Armine thotë se ajo preferon të pikturojë, por ajo është shumë e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe ka bërë shumë ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike vitet e fundit për arsye të lidhura me punën.

Ndërkohë ka pasur shumë diskutime në lidhje me përzgjedhjen e saj si modele, kjo për shkak se shumica e markave të modës dhe bukurisë tentojnë të zgjedhin modele që përshtaten me standardet e bukurisë Eurocentrike. Disa njerëz janë shprehur në lidhje me pamjen e Armines, duke thënë se nuk ishte tërheqëse dhe se ajo nuk ka vend në industrinë e modës.

Fytyra e Armines është tipike armene: tipare të forta dhe të mprehta dhe vetulla shumë të trasha. Gucci e zgjodhi atë pikërisht për të ndryshuar dhe për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe “pozitivitetit të trupit”. Shumë përdorues të Instagram nuk e pëlqyen atë, dhe ata lëshuan një ‘ortek’ ofendimesh ndaj vajzës.

Mos vallë koncepti i së bukurës ka ndryshuar me evoluimin e shoqërisë? A është Bukuria një koncept absolut apo relativ? Ju si mendoni?

Burimi: tgcom24|joq.al

 

Armine Harutyunyan is a 23-year-old artist and model, who has been selected to advertise the articles of the well-known Gucci firm. Armine was born in Yerevan to a family of artists. Her grandfather Khachatur Azizyan is a highly regarded painter in Armenia. Her mother is a doctor and supports Armine’s creative and artistic endeavors. Armine says she prefers to paint, but she is very open to all kinds of media and has done a lot of digital illustrations and graphic designs in recent years for work-related reasons.

Meanwhile there has been a lot of discussion about her selection as models, this is because most fashion and beauty brands tend to choose models that fit Eurocentric beauty standards. Some people have commented on Armine’s appearance, saying that she was not attractive and that she has no place in the fashion industry.

Armine’s face is typically Armenian: strong and sharp features and very thick eyebrows. Gucci chose it precisely to change and offer a model of non-traditional beauty, in the name of inclusion and “body positivity”. Many Instagram users did not like her, and they released an ‘avalanche’ of insults to the girl.

Has the concept of beauty changed with the evolution of society? Is Beauty an absolute or relative concept? What do you think?