Vetëm pak kohë pas rastit të Caroline, një tjetër vrasje është mbuluar nga misteri në Greqi. Bëhet fjalë për një vajzë 26-vjeçe e cila kishte shkuar për pushime me të dashurin në Folegandros, por që u gjet e pajetë në det, ndërsa 30-vjeçari u arrestua mbrëmjen e sotme.

Fillimisht dyshimet ishin se ai kishte vdekur, por u arrestua pasi u identifikua nga një banor i zonës në vendin shkëmbor ku u gjet trupi i vajzës fatkeqe. Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari dyshohet se u tha policisë “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

Ende është mister si humbi jetën vajza me të cilën ai ishte i shoqëruar dhe po kalonte pushimet. E ndërsa pritet dëshmia e të arrestuarit dhe ekspertiza e trupit të vajzës, mediat greke shkruajnë se policia gjeti një vath dhe njolla gjaku në vendin ku vajza u gjet e pajetë.

Po ashtu, varësja që mbante në qafë i ishte hequr me forcë. Shenja që mund të ketë pasur një grindje mes tyre. Kjo tezë përforcohet edhe dëshmitë e disa banorëve në Folegandros që janë shprehur se kanë parë çiftin duke debatuar disa orë para se vajza të gjendej e pajetë në det.

Dyshimet kryesore bien mbi 30-vjeçarin që mund të jetë ai autori i vrasjes. Ai u identifikua nga një dokument në çantën e 26-vjeçes që u gjet pranë trupit të saj.

Just shortly after Caroline’s case, another murder is shrouded in mystery in Greece. It is about a 26-year-old girl who had gone on vacation with her boyfriend in Folegandros, but who was found dead at sea, while the 30-year-old was arrested tonight.

Initially the suspicions were that he had died, but he was arrested after being identified by a resident of the area at the rocky spot where the body of the unfortunate girl was found. At the time of his arrest, the 30-year-old allegedly told police “guys what I did, it was a bad moment”. He was then taken to the island police station.

It is still a mystery how the girl he was dating and spending the holidays lost his life. While waiting for the testimony of the arrested and the expertise of the girl’s body, the Greek media write that the police found an earring and blood stains in the place where the girl was found dead.

Also, the pendant he was wearing around his neck was forcibly removed. Signs that there may have been a quarrel between them. This thesis is reinforced by the testimonies of some residents in Folegandros who said that they saw the couple debating a few hours before the girl was found dead at sea.

The main suspicions fall on the 30-year-old who may be the perpetrator of the murder. He was identified by a document in the 26-year-old’s bag found near her body.