Një ngjarje tronditi Elbasanin më 29 korrik 2020, ku 27 vjeçari Regis Runaj humbi jetën pasi u godit 27 herë me mjet prerës. Ndërkohë autoritetet kanë marrë në mbrojtje njërin nga autorët e ngjarjes, Euglen Halili i cili ka treguar gjithçka. Ai u shpreh se është i penduar për atë që ka bërë dhe se Regisin e kishte shok, por ‘heqjen qafe’ të tij e ka kryer për llogari të tjetër kujt. Ai e ka paguar me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe mandej, ka qenë Euglen Halili, ai që ka filluar të planifikojë gjithçka. Runaj dhe Halili, mësohet të kenë konsumuar së bashku një sasi malli dhe mandej janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor, sipas gazetarit Elton Qyno.

Fillimisht Halili e ka qëlluar mikun e tij me mjet prerës, teksa po lëviznin me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa shpine dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për t’u vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim teksa drejtonte motorin. Më pas ata janë rrëzuar nga motori dhe Halili nuk ka ndaluar së qëlluari Regisin, ku në total e ka qëlluar 27 herë me mjet prerës.

Pastaj ai është larguar me motorin me të cilin po ecnin dhe pas sekuestrimit të motomjetit nga ana e autoriteteve, është bërë e mundur zbardhja e një pjese të mirë të ngjarjes. Në motor u gjetën gjurmë të të ndjerit Regis Runaj dhe një gjurmë gishtërinjsh të Euglen Halilit. Halili ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, me qëllim që të favorizohej nga drejtësia. Ai tha se organizatori është Xhuljano Hoxha dhe se mjetin prerës, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”.

Sipas tij, e gjitha është kryer për qëllime përfitimi, pasi Hoxha i kishte premtuar se në këmbim të një shume financiare, të hiqte qafe Regis Runajn.

Në vendngjarje, rreth 72 metra më larg, u sekuestrua një çantë brezi me rrip, në ngjyrë të zezë, me zinxhirë e dëmtuar, tre aparate telefonash celularë, dy të markës “Iphone”, dhe një me markë të papërcaktuar, një portofol ngjyrë e zezë, një kartë identiteti në emër të Regis Runaj, një leje drejtimi automjeti, një paketë cigaresh “Slims”, dy kartëmonedha 200 lek dhe 1000 lek, një çelës, një çakmak me gaz, një libër të vogël me përmbajtje fetare, një karikues makine, një faturë ngjyrë e verdhë dhe një kontratë për qira-mjeti në emër të Regis Runajt, raporton Elton Qyno.

Regis Runaj njihej si përdorues malli dhe kishte njohje me Emiljano Ramazanin i cili humbi jetën = një javë para tij. Halili ka treguar gjithashtu se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin dhe ka informuar personat e tjerë për ta ‘hequr qafe’.

An event shook Elbasan on July 29, 2020, where 27-year-old Regis Runaj lost his life after being hit 27 times with a sharp tool. Meanwhile, the authorities have taken into protection one of the perpetrators of the event, Euglen Halili, who has told everything. He expressed that he regrets what he has done and that Regis had a friend, but he ‘got rid of’ him on behalf of someone else. He paid with a considerable amount of euros and then, it was Euglen Halili, who started planning everything. Runaj and Halili, are learned to have consumed a quantity of goods together and then set off towards the city cemetery. The trip was made on a motorcycle, according to journalist Elton Qyno.

Initially, Halili shot his friend with a sharp tool, while they were moving on a motorcycle. The blow happened from behind the back and Runaj, had no chance to react and opposes to defend himself. Runaj, was shot incessantly while driving the engine. Then they were knocked down by the engine and Halili did not stop shooting Regis, where he shot him a total of 27 times with a sharp tool.

He then left with the motorcycle they were riding on and after the seizure of the motor vehicle by the authorities, it became possible to uncover a good part of the event. Traces of the late Regis Runaj and a fingerprint of Euglen Halili were found on the motorcycle. Halili has agreed to cooperate and show everything, in order to be favored by justice. He said that the organizer is Xhuljano Hoxha and that he had thrown the cutting tool in the river “Shkumbin”.

According to him, everything was done for profit, as Hoxha had promised to get rid of Regis Runaj in exchange for a financial sum.

At the scene, about 72 meters away, was seized a belt with a belt, in black, with damaged chains, three mobile phones, two of the brand “Iphone”, and one of unspecified brand, a wallet of color black, an identity card in the name of Regis Runaj, a driving license, a pack of “Slims” cigarettes, two 200 lek and 1000 lek banknotes, a key, a gas lighter, a small book with religious content, a car charger , a yellow bill and a vehicle lease contract on behalf of Regis Runaj, reports Elton Qyno.

Regis Runaj was known as a commodity user and had an acquaintance with Emiliano Ramazan who lost his life = a week before him. Halili also indicated that he kept an eye on Ramadan and informed other people to ‘get rid’ of it.