Pas Jozefina Topallit, e cila dha dorëheqjen nga partia e saj, është dorëhequr nga drejtimi i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi. Përmes një postimi në Facebook, Patozi shkruan se merr përgjegjësinë e humbjes dhe mosmarrjes së një mandati. Ai shton se partia e tij bëri një betejë dinjitoze, por nuk mjaftoi.

Patozi shkruan:

Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë. Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta.

Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet. Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe interesit publik. Nuk mendoj se është koha për t’u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj.

Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë. Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.

I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri

After Jozefina Topalli, who resigned from her party, Astrit Patozi resigned from the leadership of the “Democratic Persuasion” party. Through a Facebook post, Patozi writes that he takes responsibility for losing and not taking a mandate. He adds that his party fought a dignified battle, but it was not enough.

Patozi writes:

Thanking once again the candidates, supporters and all voters of the Democratic Conviction in the April 25 elections, I have decided to take all the responsibility for not achieving our electoral objectives and to resign from the leadership of the party. The fact that we fought a dignified and civic battle, in the midst of an extreme polarization, which came from the ferocity and harshness of the main political forces, can in no way serve as an excuse for any of us, but especially for me who led the campaign. We knew from the beginning that in times of war people do not have the opportunity to listen to music, but we do not intend to hide behind difficult and unusual circumstances.

From the first day of the party, but especially during this campaign, I had the chance and privilege to meet and collaborate with great people, experienced politicians or even super motivated young people, who have filled me with confidence that this is a investment, which will not be digested. I encourage them all to continue even more resolutely this political journey, which has at its epicenter the respect for some inherent values ​​and principles as well as the desire to serve the country and the public interest. I do not think it is time to be discouraged, because we have known and taken into account the difficulties from the beginning of this political project. None of us had the misconception that the result would be achieved with an ax drop, and we had never thought that Democratic Obedience was designed for just one pair of elections. Otherwise, it would have been dishonest and unworthy of all those Albanians who supported and trusted her.

My resignation is a moral act of responsibility, but never a surrender. We have declared since the first day of its establishment that the Democratic Obedience is not a person, nor a group of persons, much less someone’s property or business enterprise. It is a nice idea to change the way Albania is run, as we think it is misgoverned because of a closed system, which has closed all paths to free competition. So I will continue to remain a tireless supporter of this idea, as a committed politician and citizen, because I am convinced that it is the only way to have a fairer, less corrupt, more livable homeland, and with a government that serves and does not rule.

I wish good luck and success to the Democratic Perspective in the next challenges, as a serious project that, in my opinion, aims at the structural change of policy-making in this country, which has been from the beginning and should continue remains available for the renewal of the right and the opposition in Albania