Orjon Bali u fut në “valle” për 200 euro, por përfundoi duke dhënë 6 mijë ryshfet për të dalë nga qelia, ndërsa hetimet vijojnë. Kjo është historia e trafikantit të emigrantëve Orjon Bali që shënoi skandalin e korrupsionit në gjykatën e Apelit në Korçë, ku e përfshirë është gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Abc News ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës së Apelit Korçë me argumentet për të liruar Balin. Por cfarë tha ai në momentin e arrestimit? Orjon Bali ka pranuar se po i transportonte 5 emigrantët palestinezë nga Korça në Tiranë kundrejt 200 eurove.

“Rreth orës 13.00 u nisa nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Korçës për të marrë persona të huaj dhe për t’i çuar në qytetin e Tiranës kundrejt përfitimit prej 200 eurove.

Kur kam qenë në hyrje të Korçës jam takuar me një djalë që ka pasur një automjet ngjyrë jeshile dhe më tha të shkoja pas tij dhe në një rrugë fshati mora 5 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe u nisa drejt Tiranës.

Përpara në rrugë ka qenë një tjetër person me makinë jeshile që herë pas here telefononte dhe më thoshte ec se s’ka probleme. Në hyrje të qytetit të Pogradecit na ndaloi policia” tha ai.

Ai ka deklaruar se ka kryer edhe njëherë më parë këtë punë dhe në atë rast i kanë dhënë 180 euro. Bali është shfaqur i penduar për cfarë ka ndodhur, por shtoi se “e kam menduar si mundësi punësimi sepse nuk e dija se ishte e paligjshme” është shprehur ai.

Orjon Bali entered the “dance” for 200 euros, but ended up giving 6 thousand bribes to get out of the cell, while investigations continue. This is the story of the migrant trafficker Orjon Bali who marked the corruption scandal in the Court of Appeals in Korça, where Judge Mimoza Margjeka is involved.

Abc News has provided the full decision of the Korça Court of Appeals with the arguments to release Bali. But what did he say at the time of his arrest? Orjon Bali has admitted that he was transporting 5 Palestinian emigrants from Korça to Tirana for 200 euros.

“At around 13.00, I left the city of Tirana for the city of Korça to receive foreigners and take them to the city of Tirana for a benefit of 200 euros.

When I was at the entrance of Korça I met a boy who had a green vehicle and he told me to go after him and on a village road I took 5 emigrants from the Middle East and left for Tirana.

In front of the street was another person in a green car who occasionally called and told me to walk because there were no problems. “The police stopped us at the entrance of the city of Pogradec,” he said.

He stated that he had done this work once before and in that case they gave him 180 euros. Bali appeared remorseful for what happened, but added that “I thought of it as an employment opportunity because I did not know it was illegal,” he said.