Ferdinando Russo me origjinë nga Napoli hyri pasditen e djeshme në një lokal në Novellara në një provincë në Reggio Emilia dhe qëlloi me grusht gruan e tij dhe më pas nxori armën dhe qëlloi me armë banakierin 36-vjeçar me origjinë shqiptare.

Bëhet me dije se italiani qëndroi në arrati për 6 orë dhe u desh negociata të gjata nga policia që ai të dorëzohej. Pas 6 orësh, u bë i mundur arrestimi i italianit ndaj të cilit rëndojnë akuzat e dhunës dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas policisë arsyeja që çoi italianin në këto veprime ishte xhelozia, por ndërkohë mbetet ende e paqartë se ku e ka fshehur armën që kishte me vete.

Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati. Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur.

 

Ferdinando Russo, originally from Naples, entered a bar in Novellara in a province in Reggio Emilia yesterday afternoon and punched his wife, then pulled out a gun and shot the 36-year-old bartender of Albanian origin.

It is reported that the Italian remained on the run for 6 hours and it took long negotiations by the police for him to surrender. After 6 hours, it became possible to arrest the Italian, who is charged with violence and attempted murder.

According to the police, the reason that led the Italian to these actions was jealousy, but in the meantime it still remains unclear where he hid the weapon he had with him.

Russo took his 17-year-old son with him and stayed with him on the run. But in the evening, he was persuaded to surrender to the police and admitted everything had happened.