Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Po ashtu është shoqëruar dhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit. Pasi janë dëgjuar të shtëna me armë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Police have provided details about the event that took place this afternoon in Vlora. The blue uniforms announce that they have arrested a 26-year-old man, after he shot with a firearm in the air.

The friend of the 26-year-old who was with him was also accompanied. The incident happened around 19:00, near Triport. After gunshots were heard, the police arrived at the scene and caught in flagrante delicto the citizens E. Ç., 26 years old and F. Z., 26 years old, both residents of Vlora.

Police notification:

He shot with a firearm in the air, thanks to the timely intervention of the Police, the 26-year-old was caught and handcuffed.

The firearm and the pistol with which it is suspected to have fired in the air are also seized.

The friend of the 26-year-old who was with him is also accompanied to the Police.

The Border Police Patrol in Triport Vlora, around 19:00, near Triport, heard gunshots and immediately asked for the help of the Order Police.

The Border Police services and the General Patrols of the Vlora Police Commissariat immediately went to the scene, which, thanks to the timely reaction, caught the citizens E. Ç., 26 years old and F. Z., 26 years old, both residents of Vlora.

Also, following the actions, a pistol firearm was found in the possession of the citizen E. Ç., Which is suspected to be the weapon with which he fired in the air.

The investigative group, under the direction of the Prosecution, is continuing the actions to clarify the circumstances of the event.