Gazetarja Anila Hoxha tregoi sot detaje mbi rastin e vdekjes së një 32-vjeçari në rrethana misterioze, për të cilin tha se është duke e investiguar prej një viti. Siç tregoi gazetarja, bëhet fjalë për një të ri, Gerti S., i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Hoxha thotë se ky është rasti i pari i vdekjeve të dyshimta që ajo ka hasur në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje rastin e familjes Josufi në Kombinat dhe atë të 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

“Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pa hetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe si kanë dhënë përgjigje…”

I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.

Më tej nisën edhe konfliktet me familjarët.

“Ndryshoi sjellje, agjendë, rutinë, ndryshoi edhe menynë ushqimore. Kërkonte të konsumoheshin vetëm produkte me natyre bimore, jo mishi. Pas konflikteve, u largua nga shtëpia. Nga burime mësova se po kërkonin një 32-vjecar, e ëma është ankuar dhe nuk po e gjente dot.”

Dyzetë ditë më vonë, Gerti u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte i vetmuar, i paushqyer, i vetëflijuar, në pozicion lutjeje. Nisën hetimet. U kërkua një sekt që dyshohet se kishte bazën në zonën e ish-stacionit të trenit. Nuk e gjeta. Prokuroria ia kaloi si çështje komisariatit Nr.1 dhe ngjarja vazhdon të jetë ende pa asnjë autor.”

Anila Hoxha u shpreh se nga mungesa e informacionit, autoritetet mund të thonë se Gerti ndërroi jetë për shkaqe natyrore, “u vetëflijua për shkaqe të rënduara mendore.”

Gazetarja u shpreh e shqetësuar se autoritetet duhet t’u shkojnë deri në fund këtyre historive, dhe jo vetëm të hetohet në mënyrë sipërfaqësore dhe më pas të mbyllen si çështje. Kurse, për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik kemi të bëjmë me një rast sakrifikimi.

Duke folur për grupe okulte ose sekte që mund të jenë duke qarkulluar në vend, Karamuça thotë se viktimat e tyre kanë sjellje të ngjashme.

“Ka një profilizim të viktimave. Tërheqja, ndryshimi i menysë së të ngrënit. Terma të pakuptueshëm në fjalor, ku flitet me simbole të caktuara. Djali nuk është vetëflijuar, është pjesë e një sakrifikimi. Kanë tendencë t’i bëjnë në vende të hapura. Djali nuk ka qenë vetëm.”

Duke sjellë vëmendjen e rastit të familjes Josufi, gazetarja Anila Hoxha sjell në vëmendje e shqetësuar se banesa e tyre pas ngjarjes ishte “gëlonte” nga provat, por askush nuk e mori mundimin t’i analizonte.

“Në shtëpi, pasi u larguan trupat e të ndjerave, shtëpia ishte plot me prova. Pasi i filmuam ne, prova janë dërguar nga të afërmit. Një neglizhencë totale. Të mos vlerësosh vendin e ngjarjes. Si ka mundësi që dëshmitarët flasin më shumë për mediat. Kemi tre ngjarje për një vit.”

Journalist Anila Hoxha told today details about the case of the death of a 32-year-old man in mysterious circumstances, which he said he has been investigating for a year. As the journalist pointed out, it is about a young man, Gerti S., who lost his life in suspicious circumstances, and the investigation groups even today do not know the answer to what really happened.

Hoxha says that this is the first case of suspicious deaths that she has encountered in the capital, bringing to attention the case of the Josufi family in Kombinat and that of 23-year-old Evgjeni Baxho.

“Gerti is the first to have lost his life in mysterious, uninvestigated circumstances. They came around and how did they give an answer… ”

The young man was an economist and after he started attending a certain sect he started to change his behavior. His relatives have told Hoxha that he began to stop consuming products of animal origin, and demanded that only plant-based products be consumed at home.

Later, conflicts with family members started.

“Changed behavior, agenda, routine, changed the food menu. It required consuming only plant-based products, not meat. After the conflicts, he left home. I learned from sources that they were looking for a 32-year-old, his mother complained and could not find him. ”

Forty days later, Gerti was found dead in a wooded area.

“He was lonely, malnourished, self-sacrificing, in a position of prayer. Investigations began. A sect suspected of having a base in the area of ​​the former train station was sought. I did not find it. The Prosecution passed it as a case to police station No. 1 and the event is still without any perpetrator. ”

Anila Hoxha said that due to the lack of information, the authorities could say that Gerti died of natural causes, “sacrificed himself for serious mental reasons.”

The journalist expressed concern that the authorities should go to the end of these stories, and not just investigate superficially and then close as an issue. Whereas, for Ervin Karamuçë, an expert in forensic profiling, we are dealing with a case of sacrifice.

Speaking of occult groups or sects that may be circulating in the country, Karamuça says their victims have similar behaviors.

“There is a profiling of victims. Withdrawal, change of eating menu. Unintelligible terms in the dictionary, where certain symbols are spoken. The boy did not sacrifice himself, he is part of a sacrifice. They tend to do them in the open. The boy was not alone. ”

Bringing to the attention of the Josufi family case, the journalist Anila Hoxha brings to attention the concern that their apartment after the event was “crowded” by the evidence, but no one took the trouble to analyze them.

“At home, after the bodies of the deceased left, the house was full of evidence. After we filmed them, the evidence was sent by relatives. A total negligence. Not to evaluate the scene. How is it possible that witnesses talk more about the media. We have three events a year. ”