Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 75-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Doli për të bërë pazarin, por makina i pret rrugën duke i marrë jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Dhimitër Konomi’ në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.

Sipas burimeve makina ka përplasur shtetasin Qemal Lamani, 75 vjeç, i cili qarkullonte me biçikletë. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Makinë tip BMW portobagazh, me targa AA 469 SV përplasi 75-vjeçarin, i cili kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë pak para aksidentit që i mori dhe jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

A serious accident resulting in the death of a 75-year-old man occurred this morning in the city of Vlora.

He went out to do the shopping, but the car blocked his way, taking his life. The serious accident happened this morning on ‘Dhimitër Konomi’ street in the July 10 neighborhood near the Vlora bypass.

According to the sources, the car hit the citizen Qemal Lamani, 75 years old, who was circulating a bicycle. He was taken to Vlora hospital in serious condition, but could not survive the injuries.

A BMW type car with license plates AA 469 SV crashed into the 75-year-old man, who was shopping at the time, after tomatoes and masks were distributed on the road shortly before the accident that took his life.

The police escorted the driver of the vehicle, Klaudjo Ibrahimi, 35 years old, while the investigation continues at the scene to fully clarify the causes of the accident.