Një 18-vjeçare italiane, u gjet e pajetë në shtëpinë e të dashurit të saj, vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen.

Sipas autoriteteve, Maria Chiara Previtali, humbi jetën nga mbidoza e heroinës, të cilën i dashuri i saj, Francesco Gnuçi, ia kishte dhuruar për ditëlindje.

“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë“, tha ai para hetuesve.

21-vjeçari ka ritreguar me detaje ditën që kaloi me të dashurën e tij. Ai u shpreh se e morën heroinën gjatë drekës, dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të kaluar natën me të.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjuan, Francesco kuptoi se e dashura e tij kishte vdekur. Ai u përpoq ta zgjonte dhe më pas në dëshpërim e sipër telefonoi urgjencën.

 

An 18-year-old Italian woman was found dead at her boyfriend’s house just a day after celebrating her birthday.

According to the authorities, Maria Chiara Previtali, lost her life from the heroin overdose, which her boyfriend, Francesco Gnuçi, had given her for her birthday.

“It was the gift she asked for for her birthday. “It was the first time for him,” he told investigators.

The 21-year-old has retold in detail the day he spent with his girlfriend. He said they took the heroin over lunch, and that night, she went to his house to spend the night with him.

The next morning, after waking up, Francesco realized that his girlfriend had died. He tried to wake her up and then in desperation called the emergency.