Përndiqte dhe dhunoi një të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari. Arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.

Një 18-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi përndoqi dhe dhunoi një vajzë të mitur 14-vjeçe. I arrestuari është Luka Haxhiu.

Ndërkohë që i ati i vajzës së bashku me dy persona të tjerë janë hakmarrë ndaj 18-vjeçarit duke e dhunuar dhe marrë peng për disa orë duke e futur në një makinë.

Kapet kunati i një prej të dyshuarve, iu gjetën municione në shtëpi
I ati i vajzës A. Kushi 49 vjeç është arrestuar, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij, G. Sh. 46 vjeç dhe O. Kushi 20 vjeç, banues në Elbasan.

Komunikata e Policisë Elbasan:

Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Persecuted and raped a minor, 18-year-old is handcuffed. The father of the minor was also arrested and two other persons were declared wanted, who used physical violence and deprived the 18-year-old of his liberty for several hours.

An 18-year-old from Elbasan has been arrested, after he persecuted and raped a 14-year-old minor girl. The arrested is Luka Haxhiu.

Meanwhile, the girl’s father, along with two other people, took revenge on the 18-year-old by raping him and taking him hostage for several hours, putting him in a car.

The brother-in-law of one of the suspects was caught, ammunition was found in his house
The father of the girl Astrit Kushi, 49 years old, has been arrested, while his two collaborators, G. Sh. 46 years old and O. Kushi 20 years old, resident in Elbasan.

Elbasan Police Communication:

Persecuted and exercised physical and psychological violence against a minor citizen, the 18-year-old is handcuffed.

The father of the minor is also arrested and two other persons are declared wanted, who used physical violence and deprived the 18-year-old of his liberty for several hours.

Specialists for the Investigation of Crime in the Elbasan Police Commissariat made the arrest in flagrante delicto of the citizens:

A. K., 49 years old and L. H., 18 years old, resident in Elbasan.

The search for citizens was also announced:

G. Sh., 46 years old and O. K., 20 years old, resident in Elbasan.

The arrest of the citizen L. H., was made after from the entirety of the investigative actions it resulted that this citizen, has persecuted and exercised physical and psychological violence against a 14-year-old minor citizen.

While the arrest of the citizen AK, (the father of the girl) and the announcement of the search for the other two, was made after these citizens in cooperation between them, yesterday are suspected of having exercised physical violence against the 18-year-old LH, as well as depriving the latter of his liberty, keeping him in a vehicle for several hours.

The materials were forwarded to the Prosecutor’s Office of the Elbasan Judicial District, for further action.