Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 22 vjeçari i cili pasi aksidentoi këmbesorin u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj..

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Buçimas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. J., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Pogradec police have handcuffed a 22-year-old man who left the scene after injuring a pedestrian.

The event took place in the village of Buçimas, Pogradec, where the pedestrian P. Gj .. was injured.

The police made it possible to identify and apprehend the suspected perpetrator together with the “Benz” type vehicle, which this citizen was driving.

Police notification:

The driver of the vehicle was identified and arrested in flagrante delicto, who left the scene last night, after accidentally killing a citizen in the village of Buçimas.

Specialists of the Traffic Police Sector in DVP Korça, following the investigative and procedural actions carried out to clarify the circumstances and document the event that occurred on 24.01.2021, in the village of Buçimas, Pogradec, where a pedestrian P. was injured. Gj., Made it possible to identify and apprehend the suspected perpetrator together with the vehicle type “Benz”, which this citizen was driving.

At the end of the actions, E. J., 22 years old, resident in the village of Rëmenj, Pogradec, was arrested in flagrante delicto for the criminal offenses “Violation of traffic rules” and “Leaving the scene of the accident”.

The materials were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Pogradec Court of First Instance for further action.