Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ka dyshime se në tragjedinë e familjes Zuka nga Pozherani i Vitisë janë implikuar edhe persona të tjerë. Kryeprokurori Arben Kadriu, në një prononcim për Gazetën Express thekson se çifti dyshohet se kishin nisur procedurat për shkurorëzim, teksa thekson se familja e gjerë nuk ishin në dijeni se ata kishin probleme mes vete

Një natë para Vitit të Ri 2021, kryefamiljari, Fetah Zuka, 45 vjeç, i privoi nga jeta gruan Makifiren dhe dy djemtë e tyre, 23 e 18 vjeç, Hamdiun e Arbërin. Familja kishte nënshtetësi zvicërane, ndërsa në Kosovë kishin ardhur pak ditë para se të ndodhte krimi.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, i cili tha se atë natë shtëpia brenda është gjetur me gjak si pasojë e vrasjes së tre personave, ndërsa akti i vetëvrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

“Janë kamerat e sigurisë, e kanë kap imazhin e hyrjes në shtëpi dhe daljes. Nuk ka dyshime se janë të involvuar persona të tjerë në ngjarje. I zoti i shtëpisë dyshohet se i ka kryer vrasjet dhe aktin e vetëvrasjes. Akti i vetevrasjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Shtëpia nga brenda ka qenë krejt gjak”, tha Kadriu.

Tutje, kryeprokurori tha se çifti dyshohet se ishte në procedura të shkurorëzimit, ndërsa pak ditë para ngjarjes kishin ardhë në Kosovë. Ndërsa, për raportet e tyre bashkëshortore janë intervistuar familjarët e çiftit në Kosovë.

“Kanë udhëtu nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se çifti ka qenë në procedura të shkurorëzimit.Prindi dyshohet se ka vra bashkëshorten, dy djemtë, pastaj vetën. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion…Familjarët e tjerë nuk kanë pas njohuri që ata kanë pas probleme. Janë intervistuar familjarët, për njohuri rreth raporteve të tyre”, përfundoi ai.

Një ditë pas tragjedisë, vëllai i Fetahut, kishte deklaruar se me vëllanë kanë kaluar shumë mirë dhe çdo natë kanë ngrënë darkën bashkë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë dhe vetëvrasje”, ndërsa Komuna e Vitisë e kishte shpallur një ditë zie për shkak të ngjarjes që tronditi vendin.

The Basic Prosecution of Gjilan has no doubts that other people were implicated in the tragedy of the Zuka family from Pozheran, Viti. Chief Prosecutor Arben Kadriu, in a statement for the Express newspaper, states that the couple is suspected of having initiated divorce proceedings, while emphasizing that the extended family was not aware that they had problems with each other.

One night before the New Year 2021, the head of the family, Fetah Zuka, 45 years old, deprived of life his wife Makifiren and their two sons, 23 and 18 years old, Hamdi and Arbër. The family had Swiss citizenship, while they had arrived in Kosovo a few days before the crime took place.

The Chief Prosecutor of the Basic Prosecution of Gjilan, Arben Kadriu, spoke about this event, saying that that night the house inside was found with blood as a result of the murder of three people, while the act of suicide was filmed by home security cameras.

“They are security cameras, they have captured the image of entering and leaving the house. There is no doubt that other people are involved in the event. The owner of the house is suspected of having committed the murders and the act of suicide. The act of suicide was recorded by security cameras. “The house inside was full of blood”, said Kadriu.

Further, the Chief Prosecutor said that the couple is suspected of being in divorce proceedings, while a few days before the event they had come to Kosovo. Meanwhile, the relatives of the couple in Kosovo were interviewed about their marital relations.

“They traveled from Switzerland to Kosovo, it is suspected that the couple was in divorce proceedings. The parent is suspected of killing his wife, two sons, then himself. The bodies were sent for autopsy tjerë Other family members had no knowledge that they had problems. “Family members have been interviewed for information about their reports”, he concluded.

One day after the tragedy, Fetahu’s brother stated that he and his brother had a great time and had dinner together every night. The case was described as “aggravated murder and suicide”, while the Municipality of Viti had declared a day of mourning due to the event that shook the country.