Një nga autorët që ra në prangat e policisë së qëlloi me 100 plumba drejt një hoteli në Tushemisht është identifikuar si Mariglen Topuzi. Ishte vetë pronari Jetmir Muçllari, i cili foli para gazetarëve duke thënë se brenda dhomës ku flinte djali i tij janë gjetur 3 predha, dhe sipas tij autorët mund të kenë pasur si qëllim të lëndonin pikërisht atë.

Pronari i hotelit Jetmir Muçllari është shprehur jashtë kamerave se ngjarja ka qenë e përsëritur, dhe se ndaj tij ka pasur një atentat dhe në datë 1 Gusht të këtij viti, ndërkohë që është kërcënuar për të mos e denoncuar ngjarjen në polici.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i autorëve ka qenë dhoma ku flinte djali i pronarit të hotelit, ndërkohë që nga 100 plumbat e qëlluara në drejtim të godinës, 6 mjete kanë pësuar dëmtime.

Pushuesit që kanë qenë brenda në hotel janë terrorizuar nga ngjarja, të cilët kanë mbledhur menjëherë rrobat dhe janë larguar pasi nuk ndiheshin të sigurt.

One of the perpetrators who fell into the hands of the police fired 100 bullets at a hotel in Tushemisht has been identified as Mariglen Topuzi. It was the owner Jetmir Muçllari himself, who spoke to reporters, saying that 3 shells were found inside the room where his son was sleeping, and according to him, the perpetrators may have intended to injure him.

The owner of the hotel, Jetmir Muçllari, said outside the cameras that the event was repeated, and that there was an assassination attempt against him on August 1 of this year, while he was threatened not to report the event to the police.

Sources from the investigative group suggest that the target of the perpetrators was the room where the son of the hotel owner slept, while out of 100 bullets fired in the direction of the building, 6 vehicles were damaged.

The holidaymakers who were inside the hotel were terrified by the event, who immediately gathered their clothes and left as they did not feel safe.