Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambjente.

Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit.

I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijote ti dërgonte ushqime.

“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.

Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij.

Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje.

Almost every day in the Infectious Diseases Hospital there are complaints from citizens who claim that they do not receive information about their relatives hospitalized in these facilities.

Faced with this difficulty, some of them think the worst of going to the hospital morgue.

The young man was unofficially informed that his father had passed away a few days ago, while he continued to send him food.

“I have my father there for three days and now the news came to me from abroad that he is dead, I am sending him food today. Do the dead eat food ?! ”, the boy said.

The infectious hospital says that he does not give information and he has not talked to his father on his cell phone for several days.

“There is someone to give me an answer to what has been done that they do not give me an answer either to the infectious disease or to the morgue”, said the boy.

He then addresses the police officer for information, who after communicating with the representatives of the morgue and announces that there is no corpse with the identity of his father.

Unfortunately the boy leaves the hospital without receiving any response.