Një 27-vjeçar i identifikuar si Petrit Avdillari banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë kunatin e tij Denis Ziu. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

A 27-year-old man identified as Petrit Avdillari, resident in Tirana, has been arrested by the police after he stabbed his brother-in-law Denis Ziu two days ago. Police report that the incident occurred after an instant conflict. The investigative materials related to this event have already been referred to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for further actions.

“The event that took place on 18.02.2021 is clarified and documented. He stabbed his brother-in-law after an instant conflict, the 27-year-old is caught and detained.

As a result of a well-organized and uninterrupted work for the documentation of the event of 18.02.2021 and the arrest of the perpetrator, by the Police Commissariat No. 6, in cooperation with the Police Commissariat No. 3, it was possible to capture and stop The suspected perpetrator of this event, citizen: PA, 27 years old, resident in Tirana.

This citizen, on 18.02.2021, in Lapraka, after an instant conflict for weak motives, stabbed his brother-in-law, citizen D. Z. The materials were referred to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for further actions “, the police announces.