Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Itali, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.

Policia e Romës kishte dalë për kontrolle rutinë, por dëgjoi se nga një shtëpi afër tyre dëgjoheshin britma. Ata pasi kanë marrë konfirmim për ngjarjen, janë nisur menjëherë dhe aty kanë gjetur një 30-vjeçar shqiptar që po kërcënonte prindërit e tij.

I riu kërkonte 100 Euro për të dalë e të argëtohej me miqtë e tij, por duket se prindërit nuk ia kishin dhënë dhe kishin rënë pre e dhunës.

Hetimet e menjëhershme nxorën në pah dhe episode të ngjashme dhune dhe kërkesa të vazhdueshme për para, që kishin ndodhur gjatë tre viteve të fundit.

Mediat në Itali, teksa citojnë policinë raportojnë se 30-vjeçari kishte raste që kërkonte dhe 1 mijë Euro. Tashmë 30-vjeçari është arrestuar për dhunë në familje dhe zhvatje.

A 30-year-old Albanian man was arrested today in Italy, after being caught red-handed threatening his parents.

Rome police had gone out for routine checks, but heard screams coming from a house near them. After receiving confirmation of the event, they immediately left and found a 30-year-old Albanian man who was threatening his parents.

The young man asked for 100 Euros to go out and have fun with his friends, but it seems that his parents did not give him and he fell prey to violence.

Immediate investigations revealed similar episodes of violence and persistent demands for money that had occurred over the past three years.

The media in Italy, while quoting the police, report that the 30-year-old had cases that demanded 1 thousand Euros. The 30-year-old has already been arrested for domestic violence and extortion.