Një 37-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit. Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur në fshatin Agim, njësinë administrative Libofshë. Shtetasi me inicialet M. P., është afruar pranë qendrës së votimit duke ofenduar subjektet politike dhe duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

37-vjeçari ka qenë me një shishe me lëndë djegëse në dorë, ndërsa bënte thirrje se do t’u vinte flakën kutive të votimit. Ai është ndaluar nga forcat e policisë që ndodheshin në qendër për mbarëvatjen e procesit dhe më pas është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i plotë:

Fier

Informacion paraprak

Bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim për të djegur kutitë e votimit, kapet nga Policia dhe shoqërohet në Komisariat autori.

Sekuestrohen shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Sot rreth orës 19:10, është marrë njoftim se shtetasi M. P., banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier të shtetasit M. P., 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

A 37-year-old man was accompanied by Fier police after threatening to burn the ballot boxes. Police suggest that the incident took place in the village of Agim, Libofsha administrative unit. The citizen with the initials M. P., approached the polling station insulting the political subjects and threatening to burn the ballot boxes.

The 37-year-old was with a bottle of fuel in his hand, while calling that he would set fire to the ballot boxes. He was detained by police forces at the center for the trial and was then escorted to the police station.

Full notice:

fern

Preliminary information

He called near the polling station in the village of Agim to burn the ballot boxes, was caught by the Police and the perpetrator was escorted to the police station.

Molotov cocktails, cold steel and books of a religious sect are seized.

Today around 19:10, it was reported that the citizen MP, resident in the village of Havaleas, went to the church in the village of Agim and threw a bottle of Molotov cocktail in its outer yard, which exploded and as a result there was only damage. small materials.

He then left and on the main street of the village of Agim, near the polling station, called and cursed all political entities, threatening to burn the ballot boxes.

Immediately, the Police services made possible the arrest and escort to the Fier Police Commissariat of the citizen M. P., 37 years old.

As material evidence, three bottles of Molotov cocktails, two cutting tools (ax and knife) and books of a religious sect, which he had with him in a bag, were seized.

Procedural investigative actions are being carried out to fully clarify the circumstances of the event.