Tenton të vjedhë një makinë dhe kur zbulohet nga karabinierët reagon duke plagosur njërin prej tyre. Incidenti ka ndodhur në 4:30 të mëngjesit në Moncalvo (Asti), me protagonist një shqiptar 36-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Një patrullë në shërbim për kontrollet anti-Covid iu përgjigj një telefonate në numrin e urgjencës, që sinjalizonte për një burrë me kapuç që vinte rrotull me një shkop bejsbolli në dorë.

Me mbërritjen e karabinierëve, shqiptari refuzoi të tregonte ndonjë mjet identifikimi dhe i kërcënoi me një gërshërë krasitjeje elektrike. Karabinierët thirrën përforcimet që arritën ta bllokonin shqiptarin. Ai reagoi dhunshëm, duke u përpjekur t’i godiste. Edhe pas futjes në makinë, vazhdoi t’i godiste me kokë, duke i shkaktuar dëmtime njërit prej tyre.

Pas verifikimeve të kryera, shqiptari K.E. rezulton rezident në Alessandria dhe është person me precedentë. Deri më 28 mars ai ishte në arrest shtëpie, për shkak të një denoncimi për kërcënim. Tashmë është arrestuar me akuzat për tentativë vjedhjeje makine, mbajtje sendesh për sulm, rezistencë dhe dhunë ndaj autoriteteve.

He tries to steal a car and when he is discovered by the carabinieri he reacts by injuring one of them. The incident happened at 4:30 in the morning in Moncalvo (Asti), starring a 36-year-old Albanian, already arrested.

A patrol on duty for anti-Covid checks answered a call to the emergency number, signaling a man in a hood coming around with a baseball bat in his hand.

Upon the arrival of the carabinieri, the Albanian refused to show any means of identification and threatened them with electric shears. The carabinieri called the reinforcements that managed to block the Albanian. He reacted violently, trying to hit them. Even after getting into the car, he continued to hit them with his head, causing injuries to one of them.

After the verifications, the Albanian K.E. turns out to be a resident of Alessandria and is a person with precedents. Until March 28 he was under house arrest, due to a denunciation of threat. He has already been arrested on charges of attempted car theft, possession of items for assault, resistance and violence against authorities.