Protestuesi që u përplas në mënyrë të dhunshme me policinë në protestën për vrasjen e 25-vjeçariit Klodian Rasha ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Pasi u rrah me shkopa gome dhe u shoqërua në komisariat teksa i rridhte gjaku, efektivët janë detyruar ta çojnë në spital të riun e identifikuar si Mario Boja.

Vëllai i tij ka folur për JOQ duke thënë se ka 6 qepje në kokë dhe veshin e çarë si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia në protestë. Kujtojmë se në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se dy protestues dhe pesë punonjës të policisë kanë përfunduar të lënduar në spitalin e Traumës pas protestës në ditën e sotme.

 

The protester who violently clashed with the police in the protest for the murder of 25-year-old Klodian Rasha has ended up in hospital in serious condition. After being beaten with rubber truncheons and escorted to the police station as he was bleeding, the officers were forced to take the young man identified as Mario Boja to the hospital.

His brother spoke to JOQ saying that he has 6 stitches on his head and a cracked ear as a result of the violence exercised by the police in protest. Recall that the report of the Ministry of Health states that two protesters and five police officers ended up injured in the Trauma Hospital after the protest today.