U kap me dy pistoleta, arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Morina është kapur me armë zjarri me vete, ndërsa tentoi të futej në Shqipëri.

Mësohet se si rezultat i kontrolleve te shtuara dhe analizës se riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dyte një automjet tip Audi që drejtohej nga këngetarja.

Gjate kontrollit, asaj ju gjet ne çantën e dorës nja armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Policia bën të ditur se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët udhëtonin me këngëtaren. Në pranga kanë rënë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Morina Border Police has arrested the famous Albanian singer, Fjolla Morina.

As journalist Xhensila Kodra reports, Morina was caught with a firearm while trying to enter Albania.

It is learned that as a result of the increased controls and risk analysis, an Audi vehicle driven by the singer passed for a detailed control in the second line.

During the search, she was found in her handbag with a pistol firearm, with 23 combat bullets and a lighter pistol.

Police announce that two other people who were traveling with the singer have been arrested. F.M., 29, resident of Bresalc, Kosovo and F.S., 29, resident of Belgium, were handcuffed.

Police notification:

Morina Border Police identifies and strikes a case of attempt to enter Albanian territory with a firearm.

A pistol firearm with 23 ammunition and a lighter pistol were seized.

A 34-year-old woman in possession of a firearm was handcuffed.

Following the actions of the Specialists for Investigation of Illegal Trafficking in DVP Kukës, the two citizens who were traveling in the vehicle with the citizen who possessed the firearm were also handcuffed.

The Border Police Services in Morina, in implementation of measures to prevent and crack down on cross-border crimes, have intensified controls at both exit and entry.

As a result of the increased controls based on the risk analysis made by the Border Police services of Morina, based on the information received from the Criminal Police of DVP Kukës, has passed to the second line for more detailed control, vehicle type “Audi ”, Led by FM, 34 years old, resident in Prishtina, Kosovo, who was traveling with FM, and FS, resident in Kosovo and Belgium.

During the control carried out in the second line, in the handbag of the citizen F.M, the Border Police found and seized as material evidence a firearm type “Zoraki”, with 23 bullets.

While in the trunk of the vehicle was found a seemingly suspected toy lighter pistol.

At the end of the investigative actions, the Specialists for Investigation of Illegal Trafficking and Narcotics in DVP Kukës, made the arrest in flagrante delicto of the citizens;

F.M., 34 years old, resident in Prishtina, Kosovo, F.M., 29 years old, resident in Bresalc, Kosovo and F.S., 29 years old, resident in Belgium.

Their arrest was made for the criminal offense “Trafficking in weapons and ammunition.”

The materials will be forwarded to the Kukës Judicial District Prosecutor’s Office for further action.