Një 33 vjeçar është gjetur i vrarë në makinën e tij në Rrogozhinë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Burime bëjnë me dije se viktima është Klevis Kapllani,i dënuar për drogë në Itali.

33 vjeçari kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.

Ndërkohë dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndpdhur për shkak të kaluarës së tij vendin fqinj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

A 33-year-old man was found killed in his car in Rrogozhina. According to the police, the event took place in the village of Sinaballaj in Rrogozhina.

Sources suggest that the victim is Klevis Kapllani, convicted of drugs in Italy.

The 33-year-old had 2 years since he returned to Albania where it does not appear to have had a conflict with other persons.

Meanwhile, preliminary suspicions are that the event may have happened due to his past in the neighboring country.

Police notification:

On 15.09.2020, around 06:00, in the village of Sinaballaj of Rrogozhina, he was found without signs of life in his vehicle, suspected as a result of using a firearm, citizen K.K., 33 years old.

A special investigative group was immediately set up consisting of Specialists of the Local Police Directorate of Tirana and Specialists of the Kavaja Police Commissariat and under the direction of the Prosecution work continues to fix any material evidence that would lead to the clarification of the event, identification and capture of authors.