H. Skuqi, një prej dy të arrestuarve në mesin e Gushtit 2020 për vjedhjen e një Audi Q5 në plazhin e Durrësit, ka surprizuar oficerët e Policisë kur është vetë-rrëfyer se mjetin e kishin grabitur për të kryer një vrasje të dyfishtë, për të cilin do të paguhej 90 mijë euro.

Ai ka treguar se ishte kontaktuar nga një person, i cili i ka premtuar shumën e konsiderueshme të parave për të vrarë dy persona nga Shënavlashi. Për të krijuar kushtet e përshtatshme për vrasjen, Skuqi ka menduar se i duhet një automjet. Ai, së bashku me mikun e tij, K. Ramazani, në 9 Gusht 2020 kanë arritur të grabisin mjetin luksoz të një shtetasi kosovar, që gjendej me pushime në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Por, plani kriminal për vrasjen me pagesë ka dështuar për një rrethanë ironike- dy grabitësit nuk kanë ditur të menaxhojnë automjetin e vjedhur, i cili ishte një modeli të viteve të fundit. Pas dështimit me mjetin, ata kanë lënë shumë gjurmë, të cilat kanë ndihmuar policinë për të identifikuar grabitësit.

Por, derisa morën në pyetje H. Skuqin për grabitjen e automjetit, agjentët nuk kishin asnjë informacion që ai ishte kontraktuar për vrasje me pagesë, të cilën e tregoi vetë.

Grabitja me armë

Policia e Durrësit njoftoi pak javë më parë se kishte arrestuar H.Skuqi dhe mikun e tij, K. Ramazani, nën dyshimet se, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur mjetin e një shtetasi kosovar me banim në Zvicër dhe që kishte ardhur për pushime në Plazhin e Durrësit. Burime nga Policia e qytetit bregdetar kanë rrëfyer ngjarjen, e cila nisi me hetimin për vjedhjen e mjetit dhe përfundoi me administrimin e rrëfimit për vrasje me pagesë.

Mbrëmjen e datës 9 Gusht, shtetasi kosovar B.F. la mjetin ndezur, brenda së cilës gjendej edhe bashkëshortja, dhe ka zbritur për të blerë diçka në një market në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në ato momente, dy persona, njëri prej të cilëve me armë, kanë kërcënuar bashkëshorten e B.F. me një mjet pistoletë dhe, pasi e kanë detyruar të zbresë, janë larguar me automjetin në drejtim të Kavajës. Në një pjesë të qytetit ata kanë ndaluar, duke fikur mjetin, pranë banesës së një të njohuri të K. Ramazanit. Personave të asaj familjeje u kanë thënë që mjetin Audi Q5 e kanë marrë me qera.

Pasi kanë qëndruar për pak kohë në Kavajë, dy grabitësit kanë menduar të kthehen në Durrës. Por, kur kanë tentuar ta ndezin sërish, kishin kuptuar se mjeti, i modelit të ri, ndizej vetëm duke pasur çelësin afër. Dhe çelësi gjendej në xhepin e të zotit. Në këto kushte, ata kanë telefonuar një shokun e tyre, G. Doçi, për t’i marrë nga Kavaja drejt Durrësit.

Ndërkohë, mjetin e kanë lënë në Kavajë dhe u kanë thënë miqve të Ramazanit që të njoftonin policinë, por pa u treguar se kush e kishte sjellë Audi-n deri para shtëpisë së tyre.

Policia, e cila ishte njoftuar për grabitjen e këtij automjeti, ka kryer verifikimet, përfshirë kqyrjen e kamerave të sigurisë, nga ku ka zbuluar dhe arrestuar më pas H. Skuqin dhe K. Ramazani, si autorët e dyshuar të grabitjes së automjetit.

Të dy këta persona kishin precedentë penalë të rëndë. H. Skuqi ishte dënuar për vrasje në Itali, ndërkohë që K. Ramazani, sipas njoftimit të policisë pas arrestimit të tyre, ishte dënuar më parë për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.

Rrëfimi për vrasjen me pagesë

Pas arrestimit, H. Skuqi duket se është treguar më “transparent” se sa duhet, kur është pyetur nga oficerët e Policisë për arsyet e vjedhjes së mjetit të shtetasit nga Kosova. Ai ka deklaruar se ka dalë nga burgu rreth 3 muaj më parë dhe kishte qëndruar në një banesë në qytetin e Durrësit. Gjatë kësaj kohe ai është takuar me persona të ndryshëm, përfshirë edhe “kolegë”, të cilët i kishte njohur gjatë vuajtjes së dënimit.

Ndër këto takime, është njohur me një shtetas, për të cilin deklaron se i di vetëm emrin, G. Ky person, duke e ditur që Skuqi ishte dënuar më parë për vrasje, i ka propozuar që të kryente “eleminimin” e dy personave, me të cilët “porositësi” kishte pasur prishje pazari për trafik droge jashtë Shqipërisë.

Për këtë “punë”, H. Skuqi deklaron se do të paguhej 90 mijë euro.

Personi porositës i kishte dhënë paraprakisht 1 mijë euro, si edhe një pistoletë tip Glock. Gjithashtu i kishte kërkuar Skuqit që të gjente edhe ndonjë person tjetër të besuar, për të kryer vrasjen. Sipas rrëfimit të Skuqit para oficerëve të Policisë Gjyqësor, ai e ka biseduar propozimin për “vrasje me pagesë” me mikun e tij K. Ramazani dhe të dy bashkë kishin dalë për të grabitur një automjet, që do u shërbente për kryerjen e misionit.

Mbrëmjen e 9 Gushtit ata gjetën “prenë” e tyre, mjeti Audi Q5 të shtetasit kosovar. Gjuetia për mjetin u shkoi keq dhe ata u arrestuan. Ndërkohë, i arrestuari tjetër, K. Ramazani, ka deklaruar se mjetin e kanë grabitur “për të bërë xhiro”. Skuqi dhe Ramazani tashmë mbahen në paraburgimin e Durrësit, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “vjedhjes me dhunë” dhe “sigurimi i mjeteve për kryerjen e vrasjes”.

Bashkë me ta, Gjykata caktoi “arrest në shtëpi” edhe për G. Doçin, personin që mori Skuqin dhe Ramazanin nga Kavaja drejt Durrësit. Ndaj tij rëndojnë dyshimet e kryerjes së veprave penale të “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit tregohen shumë të rezervuara lidhur me hetimet e mëtejshme, të mbështetura në deklarimet e H. Skuqit për “vrasje me pagesë”./Boldnews

H. Skuqi, one of the two arrested in mid-August 2020 for stealing an Audi Q5 on the beach of Durrës, surprised the police officers when he confessed that the vehicle had been robbed to commit a double murder, for which would be paid 90 thousand euros.

He testified that he was contacted by a person who promised him a considerable amount of money to kill two people from Shënavlashi. To create the right conditions for the murder, Skuqi thought he needed a vehicle. He, together with his friend, K. Ramazani, on August 9, 2020, managed to rob the luxury vehicle of a Kosovar citizen, who was on vacation in the area of ​​Kavaja Rock.

But the criminal plan for the paid murder failed for an ironic circumstance – the two robbers did not know how to manage the stolen vehicle, which was a model of recent years. After failing with the vehicle, they have left many traces, which have helped the police to identify the robbers.

But, until they interrogated H. Skuqi for the robbery of the vehicle, the agents had no information that he had been contracted for paid murder, which he himself testified.

Armed robbery

Durrës police announced a few weeks ago that they had arrested H.Skuqi and his friend, K. Ramazani, on suspicion that, under the threat of a gun, they stole the vehicle of a Kosovar citizen living in Switzerland and who had come for vacation in Durrës beach. Sources from the Coastal City Police have confessed the event, which started with the investigation for the theft of the vehicle and ended with the administration of the confession for paid murder.

On the evening of August 9, Kosovar citizen B.F. left the vehicle on, inside which his wife was, and went down to buy something in a market in the Kavaja Rock area.

In those moments, two persons, one of whom at gunpoint, threatened B.F.’s wife. with a pistol and, after forcing him to get off, they left in a vehicle in the direction of Kavaja. In one part of the city they stopped, turning off the vehicle, near the apartment of an acquaintance of K. Ramazan. People from that family were told that they rented an Audi Q5.

After staying for a while in Kavaja, the two robbers thought to return to Durrës. But when they tried to start it again, they realized that the vehicle, of the new model, was lit only with the key close. And the key was in the master’s pocket. In these conditions, they called a friend of theirs, G. Doçi, to take them from Kavaja to Durrës.

Meanwhile, they left the vehicle in Kavaja and told Ramadan friends to inform the police, but without telling who had brought the Audi to the front of their house.

The police, which was notified of the robbery of this vehicle, carried out the verifications, including the surveillance of the security cameras, from where they later discovered and arrested H. Skuqi and K. Ramazani, as the suspected perpetrators of the robbery of the vehicle.

Both of these persons had serious criminal records. H. Skuqi was convicted of murder in Italy, while K. Ramazani, according to the police report after their arrest, had previously been convicted of “murder in qualifying circumstances”, remaining an attempt.

The story of the paid murder

After the arrest, H. Skuqi seems to have shown more “transparency” than he should, when asked by police officers about the reasons for the theft of the vehicle of a citizen from Kosovo. He stated that he was released from prison about 3 months ago and had stayed in an apartment in the city of Durrës. During this time he met with various persons, including “colleagues”, whom he had known while serving his sentence.

During these meetings, he met a citizen, for whom he states that he knows only his name, G. This person, knowing that Skuqi had previously been convicted of murder, proposed to carry out the “elimination” of two people, with whom the “customer” had had a market break for drug trafficking outside Albania.

For this “work”, H. Skuqi declares that 90 thousand euros would be paid.

The person ordering had previously given him 1 thousand euros, as well as a Glock pistol. He had also asked Skuqi to find another trusted person to commit the murder. According to Skuqi’s confession before the Judicial Police officers, he discussed the proposal for “paid murder” with his friend K. Ramazani and the two together went out to rob a vehicle that would be used to carry out the mission.

On the evening of August 9, they found their “prey”, the Audi Q5 vehicle of the Kosovar citizen. The hunt for the vehicle went badly and they were arrested. Meanwhile, the other detainee, K. Ramazani, stated that the vehicle was robbed “to make a turn”. Skuqi and Ramazani are already being held in Durrës detention center, after the court imposed the security measure “arrest in prison”, for the criminal offenses of “violent theft” and “providing the means to commit murder”.

Together with them, the Court imposed “house arrest” on G. Doçi, the person who took Skuqi and Ramazan from Kavaja to Durrës. He is suspected of committing the criminal offenses of “actions that hinder the discovery of the truth” and “supporting the perpetrator”.

Meanwhile, sources from the Durrës Police are very reserved regarding further investigations, based on H. Skuqi’s statements for “paid murder” .