Zbulohet arsyeja se përse gjykata e Lartë në Greqi refuzoi kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, të akuzuar si urdhërues të vrasjes së kryekomisar Artan Cukut, në hyrje të pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Burime të besuara pranë Ministrisë së Drejtësisë thanë për “News24” se gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa, dy të shumëkërkuarit morën shtetësinë greke, çka sipas ligjit është kriter ndalues për ekstradimin. Në kushtet e mungesës së një marrëveshje që Greqia të ekstradonte shtetasit e saj, Gjykata e Lartë refuzoi që të akuzuarit për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës të liroheshin.

Dosja penale ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit po shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës dhe nëse shpallen fajtor, atëherë autoritetet shqiptare mund ti kërkojnë Greqisë të njohë vendimin penal ndaj tyre dhe ta vuajnë atje dënimin. Por, kjo mund të ndodhë, vetëm pasi të ketë një verdikt fajësie dhe kur ai të marrë formë të prerë.

Procesi gjyqësor për ta është në fillimet e veta, përderisa qëndroi i pezulluar për një vit edhe për shkak të situatës së pandemisë. Beldar Jambelli dyshohet se urdhëroi vrasjen e Cukut, pasi në kohën, që ky i fundit ishte drejtues i policisë së Vlorës e arrestoi nën dyshimet për vrasje.

Mikel Shallari që e qëlloi për vdekje kryekomisarin tha se Jambelli i premtoi shumën prej 20 mijë eurosh për ta ekzekutuar zyrtarin e policisë. Shallari që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë u dënua me vetëm 10 vite burg, ndërsa dy të pandehurit e tjerë rrezikojnë burgim të përjetshëm.

The reason why the Supreme Court in Greece rejected the request for the extradition to Albania of Bledar Jambelli and Kristaq Leci, accused of ordering the murder of Chief Commissioner Artan Cuku, at the entrance of his palace on “Kosovars’ Street” in Tirana, is revealed.

Sources trusted by the Ministry of Justice told “News24” that during the review of the request, the two most wanted persons obtained Greek citizenship, which according to the law is a prohibitive criterion for extradition. In the absence of an agreement for Greece to extradite its citizens, the Supreme Court refused to acquit those accused of killing the former Vlora police director.

The criminal case against Bledar Jambelli and Kristaq Leci is being reviewed by the Tirana Court and if they are found guilty, then the Albanian authorities can ask Greece to recognize the criminal decision against them and serve the sentence there. But, this can happen, only after there is a guilty verdict and when it becomes final.

The trial for them is in its infancy, as it remained suspended for a year also due to the pandemic situation. Beldar Jambelli is suspected of ordering the murder of Cuk, because at the time, when the latter was the head of the Vlora police, he was arrested on suspicion of murder.

Mikel Shallari, who shot dead the chief commissioner, said that Jambelli promised him the amount of 20 thousand euros to execute the police officer. Shallari, who received the status of collaborator of justice, was sentenced to only 10 years in prison, while the other two defendants risk life imprisonment.