Detaj të reja kanë dalë në sipërfaqe, përmes publikimit të një videoje në të cilën shfaqen 2 autorët, bashkëpunëtorë në vrasjes e gazetarit grek të kronikës, Giorgos Karaivaz, mesditën e së premtes, të cilin e qëlluan me armë me silenciator, duke e lënë të vdekur në hyrje të shtëpisë së tij.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në atë zonë, janë i vetmi material në duart e policisë, që mund të shërbejë në zbulimin e vrasjes së gazetarit dhe identifikimin e autorëve.

Në video shfaqen 2 persona mbi motor, njeri prej të cilëve e qëlloi me armë me silenciator, nga një distancë shumë e afërt, duke e lënë të vdekur.

Të dy shfaqen të veshur me rroba të errëta dhe kokore, gjë që po vështirëson edhe më shumë identifikimin e tyre,

Sipas hetimeve të kryera, ekzekutorët e krimit makabër, mendohet se kanë bashkëpunuar edhe me një grup tjetër, të cilët e kanë ndjekur gazetarin hap pas hapi për disa ditë.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj, Greqinë, ku gazetari grek i kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz, është vrarë në hyrje të shtëpisë së tij pasi u qëllua me 6 plumba nga persona ende të panjohur, ka ndodhur rreth orës 14:30, ditën e premte. Në bazë të të dhënave të policisë, në zonë janë gjetur të paktën 17 gëzhoja në tokë.

Policia greke vazhdon hetimet mbi identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

New details have surfaced, through the publication of a video in which the two perpetrators appear, collaborators in the murder of the Greek journalist of the chronicle, Giorgos Karaivaz, at noon on Friday, who was shot with a silencer gun, leaving him dead at the entrance of his house.

The images provided by the security cameras in that area, are the only material in the hands of the police, which can serve in detecting the murder of the journalist and identifying the perpetrators.

The video shows 2 people on a motorcycle, one of whom shot him with a silencer gun, from a very close distance, leaving him dead.

Both appear wearing dark clothes and headdresses, which is making it even more difficult to identify them,

According to the investigation, the executors of the macabre crime are thought to have collaborated with another group, who followed the journalist step by step for several days.

The serious event that shook the neighboring country, Greece, where the Greek journalist of the black chronicle, Giorgos Karaivaz, was killed at the entrance of his house after he was shot with 6 bullets by still unknown persons, happened around 14:30, the day Friday. According to police records, at least 17 cartridges were found in the area.

Greek police are continuing investigations to identify the perpetrators and clarify the circumstances of the event.