Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për tre persona të cilët të premten mbrëma rrahën 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj. Fitim Zekaj është lënë në detyrim paraqitje, ndërkohë për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merajn togat e zeza caktuan detyrim paraqitje.

Mësohet se Zekaj ka pranuar në polici se e ka qëlluar ai Pelivanin. Për arsyen e sherrit nuk ka folur por në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e alkoolit. Burime bëjnë me dije se Fitim Zekaj ishte me kartelë shëndetësore pasi shumë vite më parë ka pësuar një aksident pas të cilit ka shfaqur probleme mendore. Ai është i pajisur edhe me kemp.

Ngjarja ndodhi pasi ata të katërt po pinin bashkë në një lokal. Pasi kanë dalë jashtë Pelivani i ka “shitur mend” miqve të tij se Rilindja i ka futur gruan në punë. Debati është përshkallëzuar në përplasje fizike. Të tre ata e kanë bërë Pelivanin për spital duke e lënë të shtrirë në rrugë.

57 vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Ballshit por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua drejt Tiranës.

The court of Fier has given the security measure for three people who on Friday night beat 57-year-old Pelivan Sinanrrapaj. Fitim Zekaj was left under obligation to appear, while for Festim Alimerkaj and Ferdinand Meraj the black platoon was obliged to appear.

It is learned that Zekaj admitted to the police that he shot Pelivan. He did not speak about the reason for the quarrel, but at the time of the incident he was under the influence of alcohol. Sources suggest that Fitim Zekaj had a health card after many years ago he suffered an accident after which he showed mental problems. It is also equipped with camp.

The incident happened after the four of them were drinking together in a bar. After they went out, Pelivani “sold his mind” to his friends that Rilindja had put his wife to work. The debate has escalated into physical clashes. The three of them have taken Pelivan to the hospital leaving him lying on the street.

The 57-year-old was initially taken to Ballsh hospital but due to his serious health condition he was transported to Tirana.