Policia Gjyqësore e Gardës Civile në Spanjë ka nisur hetimet për vrasjen e shqiptarit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes. Dyshohet se ekzekutimi i tij lidhet me pastrimin e llogarive dhe me operacionin e nëntorit të kaluar ku u arrestuan gjashtë persona për krime të falsifikimit të dokumenteve, trafikut të drogës dhe përfshirjes në një grup kriminal, shkruajnë mediat spanjolle.

Po hetohet në te gjitha pistat nga policia. Vrasja e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende ndodhi pak minuta pas orës 11 në restorantin “The Orange Tree” në El Albir. Mësohet se viktima që kishte precedent të mëparshëm kriminal, ndërroi jetë pak minuta pasi u qëllua.

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë me fytyrën e fshehur nën kapuç iu afrua vendit ku ndodhej viktima me partneren e tij, një grua me kombësi angleze, dhe e qëlloi atë disa herë. Të njëjtët dëshmitarë raportuan se ai kishte përdorur një pistoletë dhe pas të shtënave ai u largua.

Një kamerier në një restorant aty pranë raportoi se ata dëgjuan disa të shtëna, dhe një koleg i tij u përpoq të kryente manovrat e ndihmës së parë tek i plagosuri dhe se njeriu me kapuç u largua nga vendi në këmbë.

Kur arritën agjentët e Gardës Civile, viktima ishte i shtrirë në tokë me pesë plagët e plumbave të dukshme dhe u transferua në një gjendje shumë të rëndë në një spital, por nuk ia doli të mbijetojë.

Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Altea ka marrë përsipër hetimin e krimit. Nëntorin e kaluar, në një operacion të përbashkët nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, gjashtë persona u arrestuan në të njëjtën zonë për krime të pretenduara të falsifikimit të dokumenteve, trafikut të drogës dhe përkatësisë në një grup kriminal. Midis të arrestuarve, të cilët u lanë të lirë nga autoriteti gjyqësor, kishte qytetarë të kombësive të ndryshme, njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Aso kohe, u sekuestruan dy automjete të nivelit të lartë të vlerësuar në 130,000 euro, pajisje elektronike, karta bankare dhe telefona celularë, me një vlerë të përgjithshme prej 170,000 euro.

Vrasja e shqiptarit ndodhi vetëm disa ditë pasi, në një operacion nga Trupat e Policisë Kombëtare, disa anëtarë të një rrjeti rus u arrestuan në Altea, të akuzuar për pastrim parash dhe për përpjekje për tu infiltruar në institucionet publike. Një nga objektivat e kësaj bande ishte instalimi i një kampingu për automjete luksoze në Altea , një distancë e shkurtër nga vendi ku u krye krimi.

The Civil Guard Judicial Police in Spain has started the investigation for the murder of the Albanian with a firearm on Friday evening. His execution is suspected to be related to the clearing of accounts and the operation last November where six people were arrested for crimes of document forgery, drug trafficking and involvement in a criminal group, write the Spanish media.

It is being investigated on all tracks by the police. The murder of the Albanian, whose identity has not been revealed yet, happened a few minutes after 11 o’clock in the restaurant “The Orange Tree” in El Albir. It is learned that the victim, who had a previous criminal record, died a few minutes after being shot.

According to eyewitnesses, a man with his face hidden under the hood approached the place where the victim was with his partner, a woman of English nationality, and shot him several times. The same witnesses reported that he had used a pistol and after the shooting he fled.

A waiter at a nearby restaurant reported that they heard several shots, and a colleague of his tried to perform first aid maneuvers on the injured man and that the hooded man left the scene on foot.

When Civil Guard agents arrived, the victim was lying on the ground with five visible bullet wounds and was transported in a very serious condition to a hospital, but was unable to survive.

The Altea Civil Guard Judicial Police has taken over the investigation of the crime. Last November, in a joint operation by the National Police and the Civil Guard, six people were arrested in the same area for alleged crimes of document forgery, drug trafficking and belonging to a criminal group. Among those arrested, who were released by the judicial authority, were citizens of different nationalities, one of whom was Albanian. At that time, two high-level vehicles valued at 130,000 euros, electronic devices, bank cards and mobile phones, with a total value of 170,000 euros, were seized.

The killing of the Albanian took place just days after, in an operation by the National Police Troops, several members of a Russian network were arrested in Altea, accused of money laundering and attempting to infiltrate public institutions. One of the objectives of this gang was to install a camping site for luxury vehicles in Altea, a short distance from the crime scene.