Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku. Pneumologu Ibrahim Kazia e humbi luftën me koronavirusin. Prej muajsh ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me covid nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli. Mjeku kishte 10 ditë që doli pozitiv dhe sot ishte intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, doktor Kazia u shua. Ai ishte edhe president i Urdhrit Mjekut.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.

Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë” thuhet ne reagimin e spitalit Dibër. Sëmundja u ka marrë jetën disa mjekëve në Shqipëri nga fillimi i pandemisë.

The coronavirus kills another doctor. Pneumologist Ibrahim Kazia lost the battle with the coronavirus. For months he was the only doctor who treated all the people with covid from Peshkopia, Bulqiza and Burreli. The doctor had 10 days that came out positive and today he was intubated as a result of the aggravated condition. But despite the doctors’ efforts, Dr. Kazia disappeared. He was also president of the Medical Order.

“Rest in peace dr. Ibrahimi. A life in the service of the people. Dr. Ibrahim Kaziu was the doctor who with professionalism and dedication served the community of residents of Dibra for years and years, as a doctor and technical manager at Dibra Hospital.

Dr. Ibrahim did not succeed in the battle with the treacherous virus, despite the great efforts of the medical staff. Saddened by this great loss for all of us.

We will miss the inexhaustible energy and spirit of sacrifice of a model doctor, a good citizen and a good leader. Consolations to the family for the heavy loss “, it is said in the reaction of Dibër hospital The disease has claimed the lives of several doctors in Albania since the beginning of the pandemic.