Sulmohet qendra shë shëndetësore në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit.
Persona  të  identifikuar tashmë nga policia kanë qëlluar me gurë në dritaren e kësaj qendre duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

Balla ka shkuar pranë qendrës dhe aty ka shprehur indinjatën duke pohuar se të tilla sulme inspirohen nga Lulzim Basha dhe krerët e opozitës së sotme.

Ai e konsideroi një akt të paprecedent dhunimin e kësaj qendre shëndetësore ndërsa tha se vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund ta nxisin një akt të tillë:

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu.

E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie.
Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik.

Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira.

Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën.
Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet.

Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm. ”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së shtetit e cila ka vënë në pranga dhunuesin e kësaj qendre shëndetësore.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/423018755530635/

 

The health center in the Fushë-Mbret neighborhood of Elbasan is attacked.
Unidentified persons threw stones at the window of this center causing only material damage.

But the reaction of the head of the Socialist Parliamentary Group, Taulant Balla, was immediate.

Balla went to the center and there expressed his indignation, claiming that such attacks are inspired by Lulzim Basha and today’s opposition leaders.

He considered the rape of this health center as an unprecedented act, while he said that only malicious political calls against white shirts can incite such an act:

“The calls of 2-3 politicians, the personification of evil, are enough to motivate irresponsible people, who take courage and stone the health center which comes to the aid of all the inhabitants of this area. There are more than 7 thousand inhabitants. who receive service here.

Completely reconstructed according to all standards, only two months ago, irresponsible people get the courage to hit this building which is in the service of everyone regardless of party.
I do not know where they find the courage to strike at public health institutions.

Therefore, I call on Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi to give up the mud against the white shirts in these difficult days.

It is the doctors, the nurses, all the hospital staff who are doing an excellent job in the face of this enemy which is hitting the whole world.
Shouts, which motivate irresponsible people, with stories of mourning and concealment of the number of dead, must be stopped.

We are Albania and Albania has customs of accompanying and honoring the dead and according to the custom in Albania the dead cannot be hidden, but we are all together to honor and comfort the families.

But acts like the one that happened in Elbasan, where the dirty and dirty political motivation, leads to the crackdown on health centers is unacceptable. ”

The reaction of the State Police was immediate, which handcuffed the perpetrator of this health center.