Dita e nesërme shënon dhe fillim e karantinës së pjesshme ku vendi do të izolohet në fashën orare 10:00- 6:00. Kush thyen orën policore të ndalim qarkullimit do të gjobitet.

Siç bëjnë me dije burimet, bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.

Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime teksa burime për BalkanWeb konfirmojnë se sektorët si OSHEE, Energjitika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.

Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Mbollën 20 sera me kanabis, arrestohet një shqiptar dhe një italian

Një operacion antidrogë, pas hetimit të koordinuar nga Prokuroria, u zhvillua në Napoli të Italisë, ku u arrestua një shqiptar 41 vjeç dhe një banor vendas 54 vjeç.

Ata u arrestuan pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera, të fshehura nga një bimësi e dendur me pemë frutore.

Ambienti ishte përshtatur më së miri për të kultivuar drogën, pasi u sekuestrua edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore, ndërsa zona ruhej nga qen të mëdhenj.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 17 kg kanabis, gati për shitje, ndërsa hetuesit përllogaritën se nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin 900 mijë doza.

The next day marks the beginning of the partial quarantine where the place will be isolated in the time band 10: 00- 6:00. Whoever breaks the curfew will be fined.

According to the sources, based on the new normative act, the fine will be 100 thousand old lek or 10 thousand new lek.

It seems that the fine will be higher than the one for not wearing a mask, but the curfew has exceptions as sources for BalkanWeb confirm that sectors such as OSHEE, Energy, Water, fire, health, telecommunications and media.

Also, the bars and restaurants will close the premises for the customers in this 8 hours, but they will work with ‘delivery’.