Finalizohet operacioni i koduar “Last Time”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konsiderueshme parash, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Last Time”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjithsej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

 

The operation codenamed “Last Time” is finalized, to prevent and crack down on the criminal activity of distributing hard drugs.

Operation conducted by the Narcotics Investigation section in cooperation with the Operational Force in the Local Police Directorate of Durrës.

Hundreds of doses of heroin were seized and a considerable amount of money gained from the sale of the narcotics.

The distributor and possessor of the narcotics are arrested in flagrante delicto.

As a result of a work followed by special methods of investigation, in function of the criminal proceedings of 2021, to crack down on criminal activity in the field of narcotics distribution, specialists for Narcotics Investigation in cooperation with the Operational Force in DVP Durrës, organized work and finalized the operation codenamed “Last Time”, in which citizens were arrested in flagrante delicto:

F. S., 27 years old, previously convicted for the criminal offenses “Theft” and “Production and sale of narcotics”, A. D., 41 years old, resident in Durrës.

Their arrest was made after in the neighborhood no. 18, Durrës, the Police services caught the citizen AD in flagrante delicto, where during the physical control, several doses of heroin were found which he was giving to the citizen FS, in order to sell tire.

Following the operation during the control exercised in the apartment of the citizen A. D., the police found hundreds of other doses of heroin totaling 223 gr. ammunition cartridges, 1 electronic scale and 640,000 new lek obtained from the sale of narcotics, which were seized as material evidence.

Investigations show that these citizens, in cooperation with each other, exercised this criminal activity by selling narcotics in large quantities and small doses, in order to obtain monetary values.

In cooperation with the Prosecution of the Durrës Judicial District, work continues to identify other persons involved in this criminal activity.

The materials were handed over to the Prosecutor’s Office of the Durrës Judicial District for the criminal offenses “Production and possession of ammunition” and “Production and sale of narcotics” committed in collaboration.