Presidenti Erdogan dëshiron të kërkojë në Egje gaz natyror duke përdorur madje dhe ármët. Një konflikt i ármatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel.

Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkimit të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Qeveria greke ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek. Sipas një raporti një konflikt i ármatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm të martën në mbrëmje përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel, ndërkohë që forcat e ármatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. A do të nisë Erdogani një lùftë me Greqinë?

Politikë pickimesh ushtarake
Lidhur me këtë pyetje, Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, tha në një intervistë për “Deutsche Ëelle” se “Erdogani do të vazhdojë politikën e tij të “pickimeve ushtarake”, sepse sikurse nuk e njeh Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe ndërmerr shpime për gaz atje, ai ka gjasa të urdhërojë në një të ardhme të afërt shpime për kërkim gazi në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë.”

Sipas Seufert çështja nëse do të ketë lùftë varet nga mënyra sesi do të sillet Greqia, pra a do t’i ofrojë ajo negociata Turqisë apo jo. Gjithashtu kjo varet edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA. Në fund të fundit, Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s dhe vendet e mëdha të NATO-s duhet të ndërhyjnë si ndërmjetës.

Për momentin si Turqia dhe Greqia ngulin këmbë në pozicione maksimaliste. Në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare Athina pretendon që zona prej 200 miljesh detare si pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqisë, si p.sh. ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë. Kurse Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas ekspertit Günter Seufert e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo udhë pa krye janë bisedimet.

BE-ja e paaftë për pozicione të përbashkëta në politikën e jashtme

BE-ja ka kërcënuar me sanksione por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dy palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjesh që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend mban qëndrime të ndryshme për të gjitha këto çështje në kuadër të interesave të veta kombëtare.

Sipas tij “politika e zotit Erdogan ka për qëllim krijimin e një Turqie të madhe. Fjala është për një Turqi, që ndryshe nga Turqia e Kemal Ataturkut, nuk është e orientuar nga Perëndimi, por nga historia dhe shtrirja territoriale e Perandorisë Osmane: ne jemi fuqia e re në rajon, ne po mbushim vakumin e pushtetit që u krijua nga tërheqja e SHBA-së dhe nga dobësia e BE-së, dhe ne përfaqësojmë interesat e muslimanëve sunitë në Lindjen e Mesme. Pasojat praktike të kësaj politike janë ármatimi i ushtrisë turke dhe militarizimi i politikës së jashtme në Mesdheun Lindor. Kjo politikë gjithashtu ka dimensione të mëdha simbolike, siç është shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami.”

Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, ka punuar si korrespondent për Turqinë për mediat gjermane dhe ka dhënë mësim në universitetin e Stambollit, të Nikosisë dhe të Lozanës. Fushat e tij kërkimore përfshijnë Turqinë, Qipron, migracionin, politikën e zgjerimit të BE-së, fenë islame dhe islamizmin politik.

 

President Erdogan wants to seek natural gas in the Aegean using even the Hermes. An armed conflict between Turkey and Greece was only avoided through the mediation of Chancellor Angela Merkel.

In recent days the situation in the Eastern Mediterranean has deteriorated dangerously. Turkey has announced that the ship “Oruc Reis” will soon start drilling for natural gas near the Greek island of Castelorizo. The Greek government has made it clear that such drilling will not be tolerated because they will take place on Greek territory. According to a report, an armed conflict between Turkey and Greece was managed to be avoided only on Tuesday evening through the mediation of Chancellor Angela Merkel, while the Armed Forces of both countries continue to be on alert. Will Erdogan start a war with Greece?

Military bite policy
Regarding this question, Günter Seufert, head of the Center for Applied Studies for Turkey (CATS) at the Foundation for Science and Politics in Berlin, said in an interview with Deutsche Welle that “Erdogan will continue his policy of biting.” “As he does not recognize the Cyprus Exclusive Economic Zone and undertakes gas drilling there, he is likely to order gas exploration drilling in the Exclusive Economic Zone of Greece in the near future.”

According to Seufert, the question of whether there will be a war depends on the way Greece will behave, ie whether it will offer negotiations to Turkey or not. It also depends on how the EU and especially the US will be positioned. After all, Greece and Turkey are members of NATO and the major NATO countries must intervene as mediators.

At the moment both Turkey and Greece insist on a maximalist position. In accordance with the International Convention on the Law of the Sea, Athens claims that the area of ​​200 nautical miles as part of the Exclusive Economic Zone also applies to small islands belonging to Greece, such as. the island of Castelorizo, located more than 500 kilometers from Athens but near the coast of Turkey. Turkey does not accept this claim. According to expert Günter Seufert, the only way out of this deadlock is through negotiations.

EU incapable of common positions in foreign policy

The EU has threatened sanctions but so far nothing has happened. EU foreign policy chief Josep Borrell is urging the two sides to negotiate. But due to many issues that have emerged in recent years – the refugee issue, energy policy, Turkey’s role in Syria and Libya, the EU is not united in its attitude towards Turkey and each country holds different positions. for all these issues within its own national interests.

According to him, “Mr. Erdogan’s policy is aimed at creating a greater Turkey. It is about a Turkey that, unlike Kemal Ataturk’s Turkey, is not oriented to the West, but to the history and territorial extension of the Ottoman Empire: we are the new power in the region, we are filling the power vacuum created by the withdrawal of the US and the weakness of the EU, and we represent the interests of Sunni Muslims in the Middle East. The practical consequences of this policy are the disarmament of the Turkish army and the militarization of foreign policy in the Eastern Mediterranean. “This policy also has great symbolic dimensions, such as the transformation of Hagia Sophia into a mosque.”

Günter Seufert, director of the Center for Applied Studies in Turkey (CATS) at the Foundation for Science and Politics in Berlin, has worked as a correspondent for Turkey for the German media and has taught at the universities of Istanbul, Nicosia and Lausanne. His research areas include Turkey, Cyprus, migration, EU enlargement policy, Islam and political Islamism.