Zbulohen detaje të reja rreth ngjarjes tronditëse në fshatin Vërdovë të Pogradecit ku një vajzë 13-vjecare dyshohet se është përdhunuar për një muaj nga një 46-vjecar.

Bashkëshortja e Blerim Bizgjonit, të akuzuarit për abuzim seksual ndaj të miturës, ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti. Burime bëjnë të ditur se kur dhunuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij, bashkëshortja ka qenë prezente dhe ka parë gjithçka.

Ndër të tjera, babai i vajzës së mitur ka deklaruar se Blerimi ishte i interesuar për të fejuar të bijën. Arsyeja përse 13-vjecarja qëndronte në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ishte se familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai thotë se arrinin të mbijetonin me 50 mijë lekë të vjetra në muaj.

Vajza e mitur, prej një muaji jetonte në banesën e autorit, pasi qendronte me vajzën e tij të cilën e kishte shoqe të ngushtë. E dhunuara ka guxuar ta denoncojë në polici ditën e djeshme duke zbuluar se Ditën e Bajramit autori e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit dhe atë natë abuzoi sekskualisht. E kishte kërcënuar se do e hidhte nga ballkoni dhe e përdhunonte çdo ditë.

Vajza është shprehur se ka qenë nën presion dhe kërcënim dhe vetëm para dy ditësh arriti të siguronte kontakt me një oficer policie. Ajo është shprehur se nëse kjo situatë do vazhdonte, do shkonte deri në vetëvrasje.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve.

Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”, është shprehur mes të tjerave vajza e mitur.

Tashmë Blerim Bizgjoni ndodhet pas hekurave dhe do të përballet me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, ndërsa vetë 13vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

New details are revealed about the shocking event in the village of Vërdovë in Pogradec where a 13-year-old girl is suspected of being raped for a month by a 46-year-old.

Blerim Bizgjoni’s wife, accused of sexually abusing a minor, has lost the ability to speak after an accident. Sources say that when the rapist forced the minor to go to his room after midnight, the wife was present and saw everything.

Among other things, the father of the minor girl stated that Blerim was interested in getting engaged to his daughter. The reason why the 13-year-old stayed in Blerim Bizgjoni’s house was that her family lived in difficult economic conditions, while the father says that they managed to survive with 50 thousand old lekë per month.

The minor girl had been living in the author’s apartment for a month, after staying with his daughter, whom he had a close friend. The victim dared to report her to the police yesterday, revealing that the perpetrator had kept Eid Day until 4 in the morning and sexually abused her that night. He had threatened to throw her off the balcony and raped her every day.

The girl said that she was under pressure and threats and only two days ago she managed to secure contact with a police officer. She has stated that if this situation continued, it would lead to suicide.

“He kept me at home and pretended to take care of me, but he harassed me and then raped me. He raped me for the first time in June this year. He raped me every day in his house. At first he took me and told my father that he would take care of me as my family could support me because of the conditions.

The first two weeks he behaved well, then he started harassing me verbally, and one night he kept me on the balcony until 04:00 in the morning threatening to throw me off the balcony if I did not have sex. “Could he have abused other girls as well”, the minor girl said, among other things.

Blerim Bizgjoni is already behind bars and will face the accusation of having sex with a minor, while the 13-year-old herself is in a serious psychological condition.