Detaje të reja mësohen nga përplasja me armë për motive zgjedhjesh në Elbasan ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani e u plagosën katër të tjerë. Mësohet se armët në vendin e ngjarjes u shkrepën 16 herë. Mjeku Xhuvani u qëllua dy herë në kojë dhe një herë në krahun e majtë.

Kurse, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku ka marrë një plumb tek pjesa e legenit e më pas iu nënshtrua një operacioni. Aktualisht ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin e Elbasanit. I plagosuri tjetër, 50-vjeçari Pavlo Vuksani u qëllua me një plumb në qafë, pa pasojë të rëndë, Emiljan Prenga mori një plumb në kofshë, e efektivja e “Shiponjave”, Xhensila Sota u plagos në këmbë.

Nga përplasja e armatosur, plumbave u shpëtuan katër efektivë të “Shqiponjave” dhe dy zv/drejtorët, Niko Palla dhe Albert Nushi. Mësohet gjithashtu se plumbat e dalë nga arma e Arbër Paplekajt qëlluan edhe fasadën e një subjekti privat në lagjen “5 Maji”, pa pasoja në njerëz.

Aktualisht i arrestuar është vetëm autori i ngjarjes ndërsa të shoqëruarit janë liruar.

 

New details are learned from the clash with weapons for election motives in Elbasan where Pjerin Xhuvani was killed and four others were injured. It is learned that the guns at the scene were fired 16 times. Dr. Xhuvani was shot twice in the neck and once in the left arm.

Meanwhile, 32-year-old Eltjon Bodinaku received a bullet in the pelvis and then underwent surgery. He is currently in stable health at Elbasan Hospital. The other wounded, 50-year-old Pavlo Vuksani was shot in the neck, without serious consequences, Emiljan Prenga received a bullet in the thigh, and the staff of “Shiponjave”, Xhensila Sota was wounded in the leg.

Four members of the “Eagles” and two deputy directors, Niko Palla and Albert Nushi, escaped the bullets from the armed clash. It is also learned that the bullets fired from Arbër Paplekaj’s weapon hit the facade of a private entity in the “5 Maji” neighborhood, without consequences on people.

Currently arrested is only the perpetrator of the event while the escorts have been released.