Nesër do të dalë përpara gjykatës në Greqi shoku i autorit të vrasjes së shqiptarit Mario Metaj, që u ekzekutua me armë zjarri në Patra tre net më parë.

Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 31-vjeçarit shqiptar që u arrestua pas vrasjes. Ai është personi që akuzohet se pas sherrit nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur pa asnjë shkak. 31-vjeçari ka thënë se ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë dhe në këtë moment i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn.

Por çfarë po ndodh me kërkimet për autorin?

Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se 26-vjeçari me inicialet A.M. është larguar për në Shqipëri.

“Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë ​​shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës” shkruajnë mediat duke shtuar se asnjëri nuk kishte precedent.

Por policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës.

Tomorrow will appear before the court in Greece the friend of the perpetrator of the murder of the Albanian Mario Metaj, who was executed with a firearm in Patras three nights ago.

Meanwhile, the Greek media have uncovered the testimony of the 31-year-old Albanian who was arrested after the murder. He is the person accused of inciting the perpetrator to shoot the 27-year-old after the quarrel.

He stated before the investigative group that the quarrel started without any reason. The 31-year-old said he was the first to be shot in the head with a knife and at this point asked his friend to react, who opened fire killing Metaj.

But what about searching for the author?

Greek media based on sources from the authorities say that the 26-year-old with the initials A.M. has left for Albania.

“The victim, the perpetrator and his accomplice were people from the same social space, came from Albania and had connections with sports, but also with nightclubs,” write the media, adding that none had a precedent.

But the police after the murder have increased the measures, as they are afraid of a revenge from the victim’s family