Gramshi ka votuar masivisht në këto zgjedhje djalin e tij, Besion Ajazi.
Besion Ajazi grumbulloi në KZAZ 51 të kësaj bashkie 4774 vota duke thyer një rekord më vete veç votimit për Partinë Socialiste.

Por ai vazhdon të marrë vota edhe në qytete të tjera dhe aktualisht kur janë numëruar 411 kuti ai ka grumbulluar 5238 vota duke qenë ndër më të votuarit e kandidatëve të PS në shkallë qarku.

Besion Ajazi ka lindur në Gramsh e më pas është arsimuar në Tiranë ku ka dalë me rezultate të shkëlqyera. Ai ka punuar në disa kompani mediatike si Radio televizionin Shqiptar, News 24, Top Media etj. Më pas ai ka qenë edhe Këshilltar Politik i Grupit Parlamentar Socialist si dhe antar i Asamblesë së Përgjithshme të PS.

Gramshi e ka mirëpritur masivisht kandidaturën e tij pasi deri më tani të gjithë kandidatët për deputetë delegoheshin nga qendra dhe nuk kishin asnjë lidhje me këtë qytet.

Besioni ka premtuar se do ta ketë në vëmendje Gramshin dhe njësitë vendore të tij. Tashmë pritet mbajtja e premtimeve!

Gramshi voted massively in this election for his son, Besion Ajazi.
Besion Ajazi collected 4774 votes in CEAZ 51 of this municipality, breaking a separate record in addition to voting for the Socialist Party.

But he continues to get votes in other cities and currently when 325 ballot boxes are counted he has collected 5110 votes being among the most voted of the SP candidates at the regional level.

Besion Ajazi was born in Gramsh and later was educated in Tirana where he came out with excellent results. He has worked in several media companies such as Albanian Radio and Television, News 24, Top Media, etc. Later he was also a Political Adviser of the Socialist Parliamentary Group and a member of the General Assembly of the Socialist Party.

Gramsh has massively welcomed his candidacy as so far all candidates for MPs were delegated from the center and had no connection with this city.

Besioni has promised to pay attention to Gramsh and its local units. Promises are already expected to be kept!