Sa vota duhen për një deputet në zgjedhjet e 11 majit? Çfarë tregojnë shifrat dhe parashikimet

Tiranë, 9 prill 2025 – Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pyetja thelbësore për shumë qytetarë dhe parti politike është: sa vota duhen për të siguruar një mandat deputeti?

Zyrtarisht, 140 deputetë përfaqësojnë një trupë zgjedhore prej rreth 3.7 milionë votuesish. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre jeton në emigrim dhe nuk merr pjesë realisht në votime.

Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, një deputet u sigurua me rreth 12 mijë vota. Për shkak të votave të pavlefshme dhe atyre që shkuan për parti që nuk prodhuan mandate, katër partitë që siguruan mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për deputet.

Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet me rreth 10.400 vota për secilin, ndërsa Partia Demokratike me 10.600. LSI mori vetëm 4 mandate me një mesatare shumë më të lartë: 27 mijë vota për deputet.

Numri i votave të nevojshme për një mandat në 2025 do të varet nga pjesëmarrja, e cila mbetet e paparashikueshme. Sipas Censusit të vitit 2023, popullsia e Shqipërisë ka rënë me afërsisht gjysmë milioni krahasuar me vitin 2011. Kjo sugjeron një ulje të mundshme të votuesve aktivë me rreth 120 mijë persona krahasuar me 2021.

Gjithsesi, rreth 246 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë, çka mund të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen dhe, rrjedhimisht, pragun e votave për një mandat.

Formula D’Hondt, që përdoret për ndarjen e mandateve, favorizon forcat më të mëdha. Mandati i fundit në çdo qark është vendimtar – në Tiranë në 2021 nevojiteshin 12 mijë vota, ndërsa në Dibër vetëm 7.255. Votat për partitë e vogla që nuk prodhojnë mandate shkojnë automatikisht në favor të partive më të mëdha, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final.

How many votes are needed for a parliamentary seat in the May 11 elections? Numbers and projections explained

Tirana, April 9, 2025 – As Albania heads toward the May 11 parliamentary elections, one crucial question arises: how many votes are needed to win a seat in Parliament?

In theory, the 140 members of the Assembly represent around 3.7 million registered voters. However, a significant number of them live abroad and are not active participants in elections.

In the 2021 elections, with a 46% turnout, it took on average about 12,000 votes to secure one MP seat. Excluding invalid and non-effective votes, the four parties that entered Parliament averaged around 11,000 votes per mandate.

The Socialist Party secured each of its 74 seats with roughly 10,400 votes, while the Democratic Party needed around 10,600 per seat. The Socialist Movement for Integration (now the Freedom Party) won only 4 seats with a much higher average—27,000 votes per mandate.

The number of votes needed in 2025 will depend on voter turnout, which remains unpredictable. According to the 2023 census, Albania’s population has declined by about half a million since 2011, suggesting a reduction of approximately 120,000 eligible voters since 2021.

Still, around 246,000 citizens have registered to vote by mail, which could significantly increase turnout and raise the vote threshold for a seat.

The D’Hondt method, used for seat allocation, tends to favor larger parties. The so-called “last seat” in each constituency is key — in 2021, it required 12,000 votes in Tirana and just 7,255 in Dibra. Votes cast for small parties that fail to meet the threshold often end up benefiting major parties, heavily influencing the final result.