Për shkak protokolleve ka ndërruar edhe çmimi i varrimeve në Kosovë. 400 euro kushton varrimi i një personi që ka ndërruar jetë, për shkak të koronavirusit. Ndërkaq çmimi i varrimit në raste të zakonshme është rreth 150 euro. Sipas protokollit shëndetësor, pas vdekjes mbyllet hermetikisht personi në arkivol dhe bartet në varreza.

“Këta persona që ndërrojnë jetë, futen në qese hermetike dhe pastaj vendosen në arkivol të drurit, i cili mbyllet hermetikisht si dhe dezinfektohet arkivoli. Menaxhimin e këtyre kufomave e bëjnë njerëzit që kanë eksperiencë me kufomat me sëmundje me potencial të rrezikshmërisë së lartë. Nuk lejohen procedurat fetare, si pastrimi apo veshja sipas riteve fetare përkatëse. Pasi të ndërrojnë jetë, vendosen në hapësira të posaçme dhe ruhet deri ditën e nesërme kur varrosen”, ka deklaruar Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar.

Për momentin në Kosovë përgatitjen dhe transportin e viktimave me koronavirus deri në varreza e bën kompania private “Ngushëllimi”. “Nëse personi që vdes ka qenë pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar (i Shëndetësisë Publike të Kosovës) e lajmëron Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata neve. Ne si kompani kontraktuese jemi të obliguar që çdo person që vdes, ta tërheqim. Ne kryejmë procedurat e mbylljes së arkivolit, transportin deri në varreza. Janë kriteret për hapat për COVID-19 që i kemi në kontratë. Ne jemi përgjegjës për gjithë Kosovën”, ka theksuar Blerim Ndreci, pronar i kompanisë “Ngushëllimi”.

Due to protocols, the price of burials in Kosovo has changed. It costs 400 euros to bury a person who has died due to the coronavirus. Meanwhile, the price of a funeral in ordinary cases is around 150 euros. According to the health protocol, after death the person is hermetically sealed in the coffin and transported to the cemetery.

“These people who die, are put in airtight bags and then placed in a wooden coffin, which is hermetically sealed and the coffin is disinfected. The management of these corpses is done by people who have experience with corpses with diseases with high risk potential. Religious procedures, such as cleaning or dressing according to the relevant religious rites, are not permitted. “After they die, they are placed in special spaces and stored until the next day when they are buried”, declared Ibrahim Tërshnjaku, sanitary inspector.

At the moment in Kosovo, the preparation and transport of coronavirus victims to the cemetery is done by the private company “Ngushëllimi”. “If the person who dies has been positive with COVID-19, the National Institute (of Public Health of Kosovo) notifies the Ministry of Health and us. We as a contracting company are obliged to withdraw every person who dies. We carry out the procedures of closing the coffin, transport to the cemetery. These are the criteria for the steps for COVID-19 that we have in the contract. We are responsible for the whole of Kosovo “, stressed Blerim Ndreci, owner of the company” Ngushëllimi “.