Rritja e pagave për mësuesit e sistemit parauniversitar do të jetë 15%. Konkretisht paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 65,800 lekë që është do të bëhet 72,100 lekë. Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve nga 68,800 lekë që është do të bëhet 75,550 lekë. Referuar deklaratës që ka bërë Kryeministri Edi Rama tanimë kemi mësuar se edhe pagat e mësuesve të arsimit parauniversitar do të rriten me 15%.

Kjo rritje ka hyrë në fuqi që nga data 1 janar 2021. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dha edhe detajet se sa do të rriten konkretisht pagat e mësuesve duke bërë edhe një krahasim me sa kenë qenë ato më parë.

“Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë. Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë”, ka thënë ministrja Denaj.

Kështu, në sistemin arsimor shqiptar, paga mesatare është 65.800 lekë, me rritjen 15% (6.300 lekë) shkon në 72.100 lekë në 2021, ndërsa paga mesatare bruto e mësuesve është 68.800 lekë, me rritjen 15% (6.750 lekë) shkon në 75.550 në 2021. Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 2013 në 2021 janë rritur me 21.6%, ato të shkollave të mesme me 21.3%.

Në një deklaratë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi për rritjen e pagave u shpreh se: “Rritja prej 15% e pagës së arsimtarëve duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen është dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë, falë sakrificës e përkushtimit të të cilëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja”.

Shqipëria krahasuar me Rajonin

Krahasuar me vendet e rajonit, konkretisht Maqedoninë e Veriut, në arsim flasim për një diferencë shumë të vogël me këtë rritje të realizuar në 2021. Rroga mesatare e një mësuesi në Maqedoninë e Veriut është 54.676 lekë (2020). Ndërsa rroga mesatare në Shqipëri për këtë profesion është 60.758 lekë (2021).

The salary increase for teachers of the pre-university system will be 15%. Specifically, the average gross salary of teachers in 9-year schools from 65,800 ALL that is will be 72,100 ALL. The average gross salary of high school teachers from 68,800 ALL that is will be 75,550 ALL. Referring to the statement made by Prime Minister Edi Rama, we have already learned that the salaries of pre-university education teachers will increase by 15%.

This increase has entered into force since January 1, 2021. The Minister of Economy and Finance, Anila Denaj, during the joint conference with Prime Minister Edi Rama gave the details of how much will actually increase teachers’ salaries by making a comparison with how much they have were those before.

“The average gross salary of 9-year school teachers in 2020 was 65,800 ALL and will become 72,100 ALL. “The average gross salary of high school teachers in 2020 was 68,800 ALL and will become 75,550 ALL”, said Minister Denaj.

Thus, in the Albanian education system, the average salary is 65,800 ALL, with an increase of 15% (6,300 ALL) goes to 72,100 ALL in 2021, while the average gross salary of teachers is 68,800 ALL, with an increase of 15% (6,750 ALL) goes to 75,550 in 2021. The salaries of 9-year school teachers from 2013 to 2021 have increased by 21.6%, those of high schools by 21.3%.

In a statement, the Minister of Education Evis Kushi for the increase of salaries said that: “The increase of 15% of teachers’ salaries starting from January 1 next year is a real proof of the support of the Albanian government to this vital category of society, thanks to whose sacrifice and dedication the present is always improved and the future is built ”.

Albania compared to the Region

Compared to the countries of the region, namely Northern Macedonia, in education we are talking about a very small difference with this increase realized in 2021. The average salary of a teacher in Northern Macedonia is 54,676 ALL (2020). While the average salary in Albania for this profession is 60,758 ALL (2021).