Një 26 vjeçar me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës është arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mensur Shtylla, akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë spitali i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 Janar. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht, këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.

Pas arrestimit, 26 vjeçari e ka pranuar akuzën duke dhënë edhe emrat e personave që u kishte çuar bombolat. Në disa prej tyre duke përfituar edhe të ardhura. Tashmë bombolat e oksigjenit janë sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale.Abcnews

 

A 26-year-old officer on duty at the Kavaja hospital has been arrested by the police on charges of abuse of office. Mensur Shtylla is accused of taking about 30 oxygen cylinders without the authorization of this medical institution and then sending them to various people in the apartments, who were affected by Covid.

The report to the police was made by the hospital itself, which discovered this violation and suspended the young man since January 11. Police investigations have shown that Shtylla signed a report with a private company in the capital that he would take the oxygen cylinders to the hospital, but in reality, he did not submit this letter to the institution where he worked.

After the arrest, the 26-year-old admitted the accusation, giving the names of the people who had given them the cans. In some of them even gaining income. Oxygen cylinders have already been seized as material evidence.Abcnews