Komiteti i ekspertëve njoftoi dje në Greqi edhe mbylljen e shkollave fillore për shkak të përhapjes së koronavirusit. Shkollat ​​do të mbyllen për të paktën dy javët e ardhshme, me mundësinë e zgjatjes së pezullimit të tyre për një javë shtesë.

Mediat greke duke iu referuar burimeve nga Ministria e Arsimit raportojnë se shkalla e transmetueshmërisë në arsimin fillor mbetet e ulët, megjithatë masa konsiderohet e nevojshme për të zvogëluar lëvizjen e prindërve gjatë ditës, si dhe trafikun në dyqanet e vogla përreth shkollave.

Komiteti diskutoi mbylljen e shkollave fillore vetëm në zona të mbingarkuara, por pas një takimi të gjatë, ata dolën me propozimin për shkolla fillore të mbyllura në të gjithë vendin. Vendimi parashikon po ashtu edhe mbylljen e kopshteve.

Mesditën e sotme Ministri i Arsimit Niki Kerameos, Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias dhe Ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos do të bëjën prezantimin për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në distancë, por edhe masa të tjera bllokuese.

Si të bëhet mësimi në distancë në shkollat ​​fillore:

Arsimi në televizion. Më shumë se 220 mësime janë filmuar nga e para, është ndërtuar një bibliotekë mbi ofertën vullnetare të mësuesve e cila do të bëhet në bashkëpunim me ERT për shfaqjen e episodeve të mësimdhënies.

The committee of experts announced yesterday in Greece the closure of primary schools due to the spread of the coronavirus. Schools will be closed for at least the next two weeks, with the possibility of extending their suspension for an additional week.

Greek media, citing sources from the Ministry of Education, report that the rate of transmission in primary education remains low, however the measure is considered necessary to reduce parental movement during the day, as well as traffic in small shops around schools.

The committee discussed closing primary schools only in congested areas, but after a long meeting, they came up with the proposal for closed primary schools across the country. The decision also provides for the closure of kindergartens.

At noon today, the Minister of Education Niki Kerameos, the Minister of Health Vassilis Kikilias and the Minister of Interior Takis Theodorikakos will make the presentation on how the distance learning will take place, but also other blocking measures.

How to do distance learning in primary schools:

Television education. More than 220 lessons have been filmed from scratch, a library has been built on the voluntary offer of teachers which will be done in cooperation with ERT for the showing of teaching episodes.