Agron Duka ka deklaruar në emisionin Aktualitet në Fax News se marrëdhëniet e tij me Edi Ramën si politikan i ka të paafrueshme ndërsa si njeri nuk ka asnjë përplasje, ndërsa duke folur për raportet me opozitën dhe garimin si i vetëm, dha një arsyetim të gjerë se pse kjo është më e dobishme për gjithë koalicionin.

“Ka një ide se partitë e vogla qëndrojnë në kurrizin e partive të mëdha, në rastin konkret të PD-së, nuk është e vërtetë. Formula bën sistemin. Ti mund të shkosh në disa rrethe deri në 6-000 mijë vota, dhe këto i merr PD. S’ka asgjë të keqe që nëse PD për ti dhënë kohë kryetarëve të partive që ti fusë në listat e veta. Natyra ime është paksa është e veçantë. Mendoj se i jap më shumë opozitës nëse kandidoj në krye të PAA.

Ndërkohë sipas meje të gjitha ato sondazhe, në Durrës tentoj të marr 2 deputetë, nëse nuk i marr të gjitha ato që teprojnë i kalojnë PD-së. Kam një profil të veçantë, jo si Fatmir Meidiu që ka qenë me PD gjatë gjithë kohës konseguent, ndërsa unë duke qëndruar aty mund të largoj shumë vota. Nuk mendoj se duhet të shpenzojmë kohë se çfarë bëmë në 2013. Marrëdhëniet e mia si mjeri me Ramën janë normale, logjikisht nuk më pëlqen, jam kundërshtar i tij politik, nuk ofrohet me bindjet tona si PAA. Nuk kam simpati për zotin Rama”, tha Duka.

Ai ka zbuluar gjatë bisedës me gazetarin Bejdo Malo edhe raportet me Fatos Nanon për të cilin tha se i vjen keq që iku kaq shpejt nga politika, por ka befasuar me deklaratën se për rikthimin e tij do të kontribuonte.

Duka ka zbuluar se gjatë një drekë që ka pasur me Nanon e ka pyetur për rikthimin e tij në politikë, dhe pavarësisht se nuk ka marrë një përgjigje të prerë, i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plan.

“Nano fatkeqësisht u largua shumë shpejt nga politika, në moshën 53-vjeçare. I mungon Fatos Nano, kam një impresion dhe përshtypje shumë shumë pozitive, jo vetëm si njeri por si politikan, ekonomist. Unë i jap Nanos meritën e reformimit të PS-së nga parti komuniste, ta transformojë dhe fus në tregun politik shqiptar që ka qenë periudha më e vështirë. Sot duket e thjeshtë, por ishte e vështirë të thoje në atë kohë se jam anëtar i PS-së.

Ai nuk ka luftuar kurrë ‘armiqtë’ e tij politik, por të bashkëpunojë, nuk mendoj se ka pasur një njeri më bashkëpunëtor se ai. Nuk besoj se mund të kthehet, nuk flas me opinione, flas me fakte, unë kam kontakte me Nanon, dhe para disa muajsh kam drekuar me të dhe e kam pyetur direkt, kam parë një mungesë dëshire për tu rikthyer. Megjithatë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ është tamam në moshë dhe unë do dëshiroja të rikthehej dhe unë do të isha i lumtur, do kontribuoja që ai të rikthehet sërish, por është në dorën e tij”, tha Duka në Fax News.

Agron Duka stated in the show Aktualitet on Fax News that his relationship with Edi Rama as a politician is inaccessible and as a man he has no clashes, while talking about relations with the opposition and running as a single, gave a broad reasoning that why this is most beneficial to the whole coalition.

“There is an idea that small parties stand on the backs of big parties, in this case the PD, it is not true. The formula makes the system. You can go to some districts with up to 6,000,000 votes, and the PD gets these. There is nothing wrong with the DP giving time to party leaders to put them on its lists. My nature is a bit special. I think I give more to the opposition if I run for the PAA.

Meanwhile, in my opinion, all those polls, in Durrës, I try to get 2 deputies, if I don’t get all the excesses, they pass to the PD. I have a special profile, not like Fatmir Meidiu who has been consistent with PD all the time, while I can stay there and get a lot of votes. I don’t think we need to spend time on what we did in 2013. My relationship as a pity with Rama is normal, logically I don’t like him, I’m his political opponent, he doesn’t offer our convictions like PAA. I have no sympathy for Mr. Rama “, said Duka.

During the conversation with the journalist Bejdo Malo, he also revealed the relations with Fatos Nano, for whom he said that he was sorry that he left politics so quickly, but he was surprised with the statement that he would contribute to his return.

Duke has revealed that during a lunch he had with Nano he asked him about his return to politics, and despite not getting a definite answer, he let them know he had no plans.

“Unfortunately, Nano left politics very quickly, at the age of 53. Fatos Nano is missing, I have a very positive impression and impression, not only as a person but as a politician, economist. I give Nano the merit of reforming the SP from the communist party, transforming it and entering the Albanian political market, which has been the most difficult period. Today it seems simple, but it was hard to say at the time that I was a member of the SP.

He has never fought his political ‘enemies’, but to cooperate, I don’t think there has been a man more cooperative than him. I don’t believe he can come back, I don’t speak with opinions, I speak with facts, I have contacts with Nano, and a few months ago I had lunch with him and asked him directly, I saw a lack of desire to return. However, “never say never” is exactly the same age and I would like to come back and I would be happy, I would contribute for him to come back again, but it is in his hands “, said Duka in Fax News.