Babai i Arbnor Ramës, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në Viti të Kosovës, ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë djali i tij. Isa Rama, tha se djali i kishte ardhur para katër ditësh në Kosovë dhe se kishte punuar me vëllain e vrasësit. Ai thotë se kishin pasur një zënkë të vogël, por jo për të përfunduar me fatalitet.

“Detajet tani po i mësojmë, por diçka konkrete nuk kemi pasur, jemi familje e qetë nuk kemi pasur qasi ngjarje, kanë punu jashtë bashkë më vëllain e tij, kanë pasur njëfarë zënkë të vogël dhe kur kanë ardhur këtu, unë nuk kam pasë njohuri për kaq incident të rëndë me fatalitet, por qe qysh na përcjell gëzimi, dhe na shndërrohet ne tragjedi. I kam prit që dy vitet me ardhe, e me erdh për me shku në arkivol”, tha babai i viktimës për kanal10.

Isa tregon se ai kishe biseduar me Arbnorin, por i biri i kishte thënë se ky ishte një problem i vogël, i thjeshtë.

“Problem i vogël i thjeshtë kurrgjë diçka i theksueshëm jo, problem aty për aty, kemi biseduar, i kam thanë është shumë problem i vogël as mos e diskuto këtë punë se sja vlenë, unë du me ardhë në pushim, merre nusen edhe du pushim të qetë, edhe ka ardhë, që katër ditë, dje i ka ardhë gruaja, sot në arkivol”, tha ai.

Isa tregon se nuk ka pasur asnjë ditë që Arbnori të mos takohej me vrasësin e tij.

“Nuk e ka ditë që Arbnori, do të takohet me dorasin, sepse ka qenë problem i vogël, dhe se nuk ka biseduar për këtë, e jo me dalë me u gjuajt me dy tri kerre sikur në Teksas, dhe dhashtë Zoti rasti i fundit koft”, tha Rama, i cili në fund të prononcimit të tij ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë punën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Viti, ku pasi janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri policia ka konstatuar 3 të plagosur ku fatkeqësisht pas dërgimit në spital Arbnor Rama ndërroi jetë. Autori i vrasjes u vu pak orë më pas në pranga ku dhe iu sekuestrua arma e krimit./Kanal 10

Arbnor Rama’s father, who was executed yesterday in Viti, Kosovo, spoke about the serious event where his son was killed. Isa Rama said that his son had come to Kosovo four days ago and that he had worked with the killer’s brother. He says they had a little quarrel, but not to end fatally.

“We are learning the details now, but we did not have anything concrete, we are a quiet family, we did not have access to events, they worked abroad with his brother, they had a little quarrel and when they came here, I had no knowledge for such a serious incident with fatality, but since the joy follows us, and turns us into tragedy. “I waited for the next two years, and he came to me to go to the coffin”, said the victim’s father for channel10.

 

Isa tells that he had talked to Arbnor, but his son had told him that this was a small, simple problem.

“Small problem, simple, nothing significant, no, problem on the spot, we talked, I told him it is a very small problem, do not even discuss this work because it is not worth it, I want to come on vacation, take the bride and want a break “calm, he has come, since four days, yesterday his wife came, today in the coffin”, he said.

Isa reveals that there was not a day that Arbnor did not meet his killer.

“There is no day that Arbnori will meet with Doras, because it was a small problem, and that he did not talk about it, and not to go out and shoot with two or three cars like in Texas, and God willing, the last chance koft “, said Rama, who at the end of his speech asked the relevant institutions to do the work.

The serious incident happened yesterday in Viti, where after hearing several gunshots, the police found 3 injured where, unfortunately, after being taken to the hospital, Arbnor Rama passed away. The perpetrator of the murder was handcuffed a few hours later, where the weapon of the crime was seized./Kanal 10