Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Ramiz Debreshi, 24 vjeç me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bashku me prindërit. Prej disa kohësh ai jeton me të dashurën në qytetin e Korçës. Ai ka ardhur të rrëfejë historinë e tij të dashurisë me Katerinën të cilën për shkak të disa gabimeve që ka bërë e ka zhgënjyer shumë.

“Unë në vitin 2016 punoja si agjent shitjesh për produkte ushqimore dhe në një dyqan përballë shkollës, shikoj një vajzë që më la shumë përshtypje. Pas 2 javësh kthehem në Korçë dhe pashë të njejtën vajzë prap. Thashë do interesohem dhe gjej një person që e njihte atë vajzë.

E marr në kafe dhe pa i rënë në sy i them shiko kjo vajza nuk më duket vajzë e mirë, ai më tha e ke shumë gabim, është një vajzë shumë e mirë dhe është nga një fshat i quajtur Zvirinë. Në atë moment e kuptova që ishte nga Zvirina dhe do e dija se ku do e prisja e ku do e shihja. Ajo shkonte vazhdimisht në shkollë me biçikletë dhe i them që e di që biçikleta jote nuk ka frena, por bëj si të bësh ndalo dhe të flasim pak. Ajo ma kthen duke thënë nuk kam asnjë interes nga biseda jote.

Më pas vazhdoja tentativat e mia derisa e takova dhe e binda që të pinim një kafe tek Pazari i Korçës. I tregova për familjen dhe vazhduam të takoheshim më shpesh. Unë fillova të frekuentoja Korçën më shpesh dhe dilja me Katerinën, derisa arritëm në atë konkluzionin që ne vërtet po ndjenim diçka për njëri-tjetrin.

Në një nga takimet tona ka qenë edhe një përqafim i joni. E kam puthur për herë të parë në ballë sepse në ballë puthen princeshat. Në përqafimin e parë që i dhashë ndodhi një gabim. Nuk isha i drejtë dhe e kam mashtruar. Unë doja të dukesha dhe i them që ky biznesi që punoj nuk jam i punësuar por është biznesi im. I them që të ardhurat e mia janë rreth 800 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që unë kisha një rrogë 400 mijë lekë të vjetra. Këto fjalë nuk i interesonin Katerinës. Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap, është shprehur Ramizi. /tvklan

Ramiz Debreshi, 24 years old, originally from Dibra, but who lived in Durrës together with his parents, became part of the column “There is a message for you” on Albanian Sunday. He has been living with his girlfriend in the city of Korça for some time. He has come to tell his love story with Katerina which due to some mistakes he has made has disappointed him a lot.

“In 2016, I worked as a sales agent for food products and in a shop in front of the school, I saw a girl who left a great impression on me. After 2 weeks I return to Korça and saw the same girl again. I said I would be interested and find a person who knew that girl.

I take her to the cafe and without noticing her I tell her look this girl does not look like a good girl, he told me you are very wrong, she is a very good girl and she is from a village called Zvirina. At that moment I realized that he was from Zvirina and I would know where I would expect him and where I would see him. She was constantly going to school by bike and I tell her I know your bike has no brakes, but do as you do stop and talk a little. She turns to me saying I have no interest in your conversation.

Then I continued my attempts until I met him and convinced him to have a coffee at the Korça Bazaar. I told her about the family and we continued to meet more often. I started going to Korça more often and going out with Katerina, until we came to the conclusion that we were really feeling something for each other.

In one of our meetings there was also a hug of ours. I kissed her on the forehead for the first time because princesses kiss on the forehead. An error occurred in the first hug I gave him. I was not right and I cheated on him. I wanted to look and tell that this business I work in is not employed but it is my business. I tell him that my income is about 800 thousand old lekë, while I had a salary of 400 thousand old lekë. These words did not interest Catherine. We continued a normal relationship for 3 years and without major problems together and in some parts I started to lie to him again, Ramizi said. / TVKlan