Drejtori i morgut të Tiranës, Bledar Xhemali, përmes një komunikatë për media, ka reaguar në lidhje me fotot e publikuar nga ambientet e institucionit që ai drejton, ku shiheshin viktimat e shtrira në dysheme.

Xhemali shprehet se në pamundësi për t’i vendosur kufomat në ambiente frigoriferike për shkak të numrit të lartë të fataliteteve, ato vendosen mbi tavolina, por mund të ndodhë që të vendosen edhe përkohësisht përtokë. Sipas tij ky është një inskenim dhe shprehet se synimi i personit që ka bërë fotot është të përahpë panik.

Deklarata e plotë: Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

The director of the Tirana morgue, Bledar Xhemali, through a press release, has reacted regarding the photos published by the premises of the institution he leads, where the victims were seen lying on the floor.

Xhemali says that in the impossibility of placing the corpses in refrigerated environments due to the high number of fatalities, they are placed on tables, but it may happen that they are temporarily placed on the ground. According to him, this is a staging and it is said that the intention of the person who took the photos is to spread panic.

Full statement: On behalf of the institution and our staff, I express my indignation for the staging of the photos taken in the media from the morgue!

The period we are living in our work, as for all similar institutions in hospitals around the world has been extremely overloaded. Undoubtedly, the morgue makes no exception to the inability to properly arrange all corpses in the refrigerated facilities available, when there are more fatalities.

When we are unable, they are arranged on tables, then on stretchers and when they happen to be more, they are placed with the greatest respect on the floor together with their own packed items, after the relevant processes are performed waiting to be handed over to family members. . But it is by no means the mess presented in the malicious photos distributed in the media. The personal items that accompany the bodies are the clothes of the deceased, which constitute precious memories for the family.

Even the most elementary logic says that this is simply and only a staging! It is painful to the point of disgust that the author of the photos has taken care to perform a bespoke service to incite panic and blacken the institution’s white t-shirts. We have informed the superior institutions about this malicious and criminal operation in relation to the public and we hope that the culprit will be identified and brought to justice.