Edi Rama do të vijojë të jetë deputet i qarkut të Vlorës, në katër vitet e ardhshme në Parlament.

Lajmin e bëri të ditur Damian Gjiknuri, teksa dha një konferencë për fitoren e PS-së në qytetin e Vlorës, duke siguruar 8 mandate, në raport me 4 të PD-së.

I pyetur nga gazetarët në rast se kreu i Bashkisë Dritan Leli, punoi kundër tyre në këto zgjedhje, Gjiknuri tha se kjo është një çështje që do të diskutohet në një mandat të dytë, dhe se çdo hipotezë e bën edhe më të vlefshme fitoren e socialistëve.

Gjiknuri: Së pari kjo është një çështje që do të trajtohet njëherë tjetër, dhe së dyti fitorja merr më shumë vlerë edhe për hipotezat që ju ngritët.

Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës dhe kjo na gëzon, ka dhe për disa një reflektim që ta kuptojnë se zhvillimi vjen me qeverinë Rama, kam pasur në mendje dhe projektet për Vlorën.

Në Durrës nga ana tjetër PS nuk e ka fituar bastin se ka marrë deri në momentet që flasim vetëm 7 mandate deputetësh, ndërkohë që Rama e vendosi emrin e tij të 8 në listë. Edhe pse ai ka thyer herësin me shumë gjasa, zgjedhja e tij për deputet duket se do të vijojë të mbetet qyteti i Vlorës.

Edi Rama will continue to be a deputy of the Vlora region, in the next four years in Parliament.

The news was announced by Damian Gjiknuri, as he gave a conference for the victory of the Socialist Party in the city of Vlora, securing 8 seats, in relation to 4 of the Democratic Party.

Asked by journalists if the mayor Dritan Leli worked against them in this election, Gjiknuri said that this is an issue that will be discussed in a second term, and that any hypothesis makes the victory of the Socialists even more valuable. .

Gjiknuri: Firstly this is an issue that will be addressed once again, and secondly the victory takes on more value for the hypotheses you raised.

Edi Rama will be the deputy of Vlora and this makes us happy, there is a reflection for some to understand that development comes with the Rama government, I had in mind the projects for Vlora.

In Durrës, on the other hand, the Socialist Party has not won the bet that it has received only 7 mandates of deputies until the moment we are talking about, while Rama put his 8th name on the list. Although he most likely broke the quotient, his election as MP seems to continue to remain the city of Vlora.